Pedagogë e studentë të Universitetit “Fan S. Noli” u bënë pjesë aktive në konkretizimin e nismës “Sot një fidan, nesër një pyll’ e ndërmarrë nga shoqata “Korça Alpin” për mbjelljen e mbi 2400 fidanëve në kodrat e qytetit!
Veprimtaria u realizua me rastin e Ditës Botërore të Pyjeve (21 mars), e cila ka për qëllim gjelbërimin e kodrave të qytetit dhe angazhimin e ndërgjegjësimin e qytetarëve për më tepër kujdes ndaj mjedisit!
Falënderime në veçanti për angazhimin e Këshillit Studentor dhe të studentëve të departamenteve: Biologji-Kimi dhe Infermieri, si dhe të studentëve të programit të studimit “Administrim dhe Politika Sociale”.
Në këtë kuadër studentët mbollën disa pemë edhe në mjediset e Universitetit, duke përcjellë mesazhin se të gjithë mund të kontribuojnë në ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit të shëndetshëm.