STAF AKADEMIK DHE STUDENTË TË KOLEGJIT TË MBROJTJES DHE SIGURISË,  TIRANË VIZITUAN UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI” 

Në datën 15 shkurt 2024 një delegacion i përbërë nga staf akademik dhe studentë të Kolegjit të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Tiranë vizitoi Universitetin “Fan S. Noli”.

Delegacioni u prit nga zëvendësrektori për mësimin, dr. Arto Adili, i cili i njohu ata me veprimtarinë që zhvillon Universiteti ynë, me programet e studimit, veprimtarinë jashtëkurrikulare etj.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e Kolegjit të Sigurisë dhe Mbrojtjes, pasi falënderuan Universitetin për pritjen u shprehën se misioni i këtij Kolegji është edukimi dhe kualifikimi i personelit ushtarak e civil nëpërmjet programit mësimor, në nivelet e larta të drejtimit të Forcave të Armatosura dhe të institucioneve të tjera të sigurisë kombëtare, për përdorimin kreativ dhe me efikasitet të elementëve të fuqisë kombëtare në kohë paqe, krize dhe lufte, si dhe arsimimin e liderve civilë e ushtarakë të vendeve partnere dhe të NATO-s.

Gjatë takimit pati pyetje dhe diskutime edhe për bashkëpunime të ndryshme midis dy institucioneve.

Më pas, delegacioni nga Kolegji i Mbrojtjes dhe Sigurisë vizitoi mjediset e Universitetit.

Në Bibliotekën Shkencore ata u njohën me procesin e digjitalizimit të saj, si dhe panë me mjaft interes disa nga materialet e Fondit Nolian që ndodhet i ekspozuar në mjediset e kësaj biblioteke.

Previous Post
INVESTIMET NË INFRASTRUKTURËN E KËRKIMIT SHKENCOR, PROGRAMI I RI I STUDIMIT NË “INXHINIERI INFORMATIKE”, SI DHE PLANI STRATEGJIK, QË SYNON PROFILIZIMIN DHE NDËRKOMBËTARIZIMIN E UNIVERSITETIT ISHIN NË QENDËR TË VIZITËS QË MINISTRJA E ARSIMIT DHE SPORTIT, ZNJ. OGERTA MANASTIRLIU DHE MINISTRI I MBROJTJES, Z. NIKO PELESHI ZHVILLUAN NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI”
Next Post
TRAJNIMET E MËSUESVE BAZUAR NË PLANIN KOMBËTAR TË ZHVILLIMIT PROFESIONAL, KONTRIBUTI I DEPARTAMENTEVE DHE QENDRAVE TË FORMIMIT TË VAZHDUAR NË KUALIFIKIMET AFATGJATA TË MËSUESVE DHE PËRMIRËSIMI I KORNIZËS KURRIKULARE ISHIN DISA NGA ÇËSHTJET QË U DISKUTUAN GJATË TAKIMEVE TË MINISTRES SË ARSIMIT DHE SPORTIT, OGERTA MANASTIRLIU ME DREJTUES E STAF AKADEMIK TË UNIVERSITETEVE