NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI” U ZHVILLUA TAKIMI I PARË NDËRKOMBËTAR NË KUADËR TË PROJEKTIT ERASMUS+ PEVULOS ME TEMË: “ZHVILLIMI I NJË PROGRAMI STUDIMI INOVATIV PASUNIVERSITAR NË SHËNDETIN PUBLIK, VETERINARI DHE SIGURINË USHQIMORE NË BALLKANIN PERËNDIMOR”

Në datat 8-9 shkurt 2024 në Universitetin “Fan S. Noli” zhvilloi punimet takimi i parë ndërkombëtar në kuadër të projektit Erasmus+ PEVULOS me temë: “Zhvillimi i një programi studimi inovativ pasuniversitar në shëndetin publik, veterinari dhe sigurinë ushqimore në Ballkanin Perëndimor”.

Të pranishëm në takim ishin përfaqësues të Universitetit “Fan S. Noli”, Universitetit të Sarajevës dhe Universitetit “Javna Ustanova”, Bosnje dhe Herzegovinë,  të Universitetit Bujqësor të Tiranës, Universitetit të Portos dhe të Universitetit të Studimeve, Milano si lider i këtij projekti.  

Projekti synon krijimin e një masteri të përbashkët në këto fusha, për t’i afruar këto vende me standardet e BE-së në çështjet e arsimit dhe shëndetit publik.   

Rezultatet e pritshme kanë të bëjnë me modernizimin dixhital të universiteteve dhe përmirësimin e aktivitetit të tyre ndërkombëtar, rritjen e cilësisë së veprimtarisë mësimore, krijimin e moduleve apo kurrikulave të reja për shëndetin publik veterinar dhe sigurinë ushqimore, trajnimin e një mase kritike ekspertësh me njohuri dhe aftësi moderne dhe përmirësimin e ndërgjegjësimit të qytetarëve dhe ligjvënësve në këto fusha.

Të gjitha rezultatet e projektit do të kontribuojnë në afrimin e zonës së Ballkanit Perëndimor me standardet e shëndetit publik të BE-së dhe do të fuqizojnë universitetet si aktorë kryesorë të ndryshimit në tranzicionin e gjelbër dhe dixhital.

Previous Post
Thirrje për shprehje interesi 2024: Zhvillimi i shkencave në frëngjisht në ECO
Next Post
NGRITJA E NJË LABORATORI TË PËRBASHKËT QË TË SHËRBEJË SI NJË QENDËR KËRKIMORE, E CILA TË JETË NË FUNKSION TË FERMERËVE, SPECIALISTËVE TË BUJQËSISË, PEDAGOGËVE E STUDENTËVE ËSHTË HAPI I PARË I KONKRETIZIMIT TË BASHKËPUNIMIT MIDIS UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI’ DHE QENDRËS SË TRANSFERIMIT TË TEKNOLOGJIVE BUJQËSORE, KORÇË