“VLERËSIMI I PËRHAPJES SË SËMUNDJEVE QË DËMTOJNË PRODHUESHMËRINË DHE RRITJA  E AFTËSIVE KONKURUESE NË FERMAT BLEGTORALE PËRMES ZBATIMIT TË MJETEVE INOVATIVE VETERINARE” ISHTE QËLLIMI I TRAJNIMIT TË ZHVILLUAR NË FAKULTETIN E BUJQËSISË

Në datën 19 dhjetor 2023 në mjediset e Fakultetit të Bujqësisë, Universiteti “Fan S. Noli” në bashkëpunim me Urdhrin e Mjekut Veterinar dhe Fakultetin e Mjekësisë Veterinare, Universiteti Bujqësor i Tiranës u zhvillua një trajnim, i cili trajtoi temat: “Profili i fermave të ruminantëve të vegjël dhe sëmundjet nga lentivirusët në dhen e dhi”; “Murtaja afrikane e derrave-Arritje shkencore në kuadër të projektit: “Defend Horizon 2020” dhe “Leishmanioza në qen dhe rëndësia e saj në shëndetin publik” nga prof. Rrezart Postoli, prof. Xhelil Koleci dhe prof. dr. Dhimitër Rapti.

Trajnimi u zhvillua në tre seanca për një auditor të gjerë, ku pjesëmarrës ishin veterinerë, pedagogë, studentë, fermerë etj.

Previous Post
EKIPI I PEDAGOGËVE TË PROJEKTIT “EVIDENTIMI, RUAJTJA, PËRMIRËSIMI DHE PËRDORIMI I  RESURSEVE AUTOKTONE TË BIMËVE TË RAJONIT TË KORÇËS” ZHVILLOI NJË TAKIM NË FAKULTETIN E AGROKULTURËS DHE MJEDISIT NË UNIVERSITETIN PËR BIZNES DHE TEKNOLOGJI, PRISHTINË
Next Post
FEF ORGANIZOI PROMOVIMIN E ROMANIT “I RA MJEGULLA BUENËS” TË AUTORIT ARBEN PRENDI