JAVA E DREJTSHKRIMIT-DEPARTAMENTI I GJUHËS DHE I LETËRSISË ORGANIZOI WORKSHOPIN ME TEMË: “MEDIA DHE LIGJËRIMI PUBLIK”

Në datën 21 nëntor 2023, departamenti i Gjuhës dhe i Letërsisë, Fakulteti i Edukimi dhe Filologjisë çeli veprimtaritë në kuadër të Javës së Drejtshkrimit me workshopin: “Media dhe Ligjërimi Publik”. Të ftuar ishin gazetarë të Qarkut të Korçës, korrespondentë për mediat qendrore, pedagogë e studentë.

Përgjegjësja e Departamentit, prof. as. dr. Anyla Saraçi falënderoi të pranishmit dhe theksoi se organizimi i Javës së Drejtshkrimit ka për qëllim të risjellë në vëmendje data e ngjarje që lidhen me përpjekjet për ruajtjen e gjuhës shqipe, si dhe një bashkëpunim më të gjerë me shkollat dhe institucionet e ndryshme.  

Workshopin e drejtoi pedagogu dhe gazetari, dr. Ilir Shyta, i cili u ndal në disa aspekte të ligjërimit publik dhe më pas ftoi të pranishmit të ndanin mendime e përvoja nga puna e tyre në lidhje me ruajtjen e komunikimit publik në media përballë audiencës, zbatimin e standardit të gjuhës së folur e të shkruar në media, etika në gazetari, gazetari i mediave sociale, besueshmëria e lajmit etj.

Ky bashkëbisedim me gazetarët përkoi edhe me 21 nëntorin, Dita Botërore e Televizionit.

Previous Post
“Roli i dixhitalizimit në biznesin e vogël” ishte tema e një seminari informues i organizuar në Fakultetin e Ekonomisë, në kuadër të projektit: “Analiza e riskut ekonomik për bizneset e vogla, Qarku Korçë dhe roli i dixhitalizimit në fuqizimin e tyre gjatë dhe pas periudhës së pandemisë COVID-19”
Next Post
Western Balkans Fund ka hapur thirrjen e gjashtë për projektpropozime.