DITA BOTËRORE E TURIZMIT-FAKULTETI I EKONOMISË NË BASHKËPUNIM ME ADMINISTRATËN RAJONALE TË ZONAVE TË MBROJTURA ORGANIZUAN NJË VEPRIMTARI PROMOVUESE PËR ZONAT E MBROJTURA

Në datën 27 shtator 2023, Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura, Korçë dhe Universiteti “Fan S. Noli”, në kuadër të Ditës Botërore të Turizmit organizuan një veprimtari promovuese për Zonat e Mbrojtura dhe shtimin e guidave turistike në këto zona.

Pjesëmarrës në takim ishin: stafi akademik i departamentit “Marketing-Turizëm”, FE përfaqësues të fushës së turizmit nga bashkitë e Qarkut të Korçës, si dhe përfaqësues nga disa agjenci turistike që operojnë në rajonin  tonë.

Në fokus të takimit ishin disa prezantime për zonat e mbrojtura, me në qendër vizitat në monumentet natyrore dhe kulturore për t`i bërë të  aksesueshme guidat turistike në to, shtigjet për ecje, çiklizmi etj.  

Gjithashtu, me rastin e kësaj dite u mbajt edhe një tryezë e hapur, ku të pranishmit diskutuan rreth problematikave të zhvillimit të turizmit në zonat e mbrojtura, duke dhënë ide e mendime rreth zgjidhjeve të mundshme.  

Previous Post
NJË TAKIM ME FOKUS PROJEKTIN: “AKSESUESHMËRIA DHE HULUMTIMI I ARKIVAVE QËNDRORË DHE BASHKIAKË NËPËRMJET KËRKIMIT HISTORIK DHE VLERËSIMIT TURISTIK”- KRAHASIMI I RASTEVE MES ITALISË DHE SHQIPËRISË U ZHVILLUA MES PËRFAQËSUESVE TË INSTITUCIONEVE PJESËMARRËSE NË TË: CNR (NATIONAL RESEARCH COUNCIL) DHE ISEM (INSTITUTE OF MEDITERRANEAN EUROPEAN DHE UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”, KORÇË, FAKULTETI I EDUKIMIT DHE FILOLOGJISË, DEPARTAMENTI I HISTORI-GJEOGRAFI-SË
Next Post
“EVIDENTIMI DHE HULUMTIMI I FONDIT ALBANOLOGJIK TË BIBLIOTEKËS “THIMI MITKO” ËSHTË PROJEKTI I FITUAR NGA UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” NË KUADËR TË T ËCILIT U ZHVILLUA SESIONI SHKENCOR: “ALBANOLOGJIA, TRASHËGIMIA KULTURORE DHE KËRKIMI SHKENCOR”