STAFI I KUALIFIKUAR ME GRADA DHE TITUJ SHKENCORË ËSHTË VLERË E ÇDO UNIVERSITETI

Vetëm gjatë dy viteve të fundit akademike, 16 pedagogë të Universitetit “Fan S. Noli” kanë fituar tituj e grada më të larta shkencore: prof. dr. Irena Nikaj; prof. as. dr. Benita Stavre; prof. as. dr. Magdalini Vampa; prof. as. dr. Edlira Menkshi; prof. as. dr. Rafail Prodani; dr. Edlira Donefski, dr. Aida Mosko; dr. Jorida Koçibelli, dr. Aldona Minga; dr. Gentisa Furxhi, dr. Zhinzela Qyli; dr. Neli Naço; dr. Anjeza Vila; dr. Eneida Çifligu; dr. Erjon Nexhipi dhe dr. Ardian Çërava prania dhe ekspertiza e të cilëve padyshim që do të  ndikojnë pozitivisht në përvojën e përgjithshme universitare dhe në suksesin e studentëve.

Një staf i kualifikuar shpërndan njohuri të avancuara dhe aftësi të specializuara në fushat përkatëse, duke rritur cilësinë e arsimit të ofruar për studentët dhe, duke siguruar që ata të marrin përvoja të përditësuara dhe të thelluara të të mësuarit.

Në këtë moment tepër të rëndësishëm për të gjithë maturantët stafi akademik i Universitetit “Fan S. Noli” i fton ata të bëhen pjesë e programeve të studimit të cilat, i ofron Universiteti ynë, programe inovative dhe të përshtatura me kohën dhe tregun e punës.  

Drejtuesit dhe stafi akdemik i Universiteti “Fan S. Noli” gjithmonë kanë synuar krijimin e një mjedisi të përsosur në Universitet, duke prodhuar alumni të suksesshëm, duke rritur edhe më tej reputacionin e tij dhe duke inkurajuar studentët e ardhshëm të zgjedhin Universitetin “Fan S. Noli”, Si një nga alternativat më të mira për të ardhmen e tyr eprofesonale të rinjtë e rajonit ton ëdhe më gjerë do të gjejnë këtu edhe mundësi studimit në shkëmbime ndërkombëtare, si dhe praktika pune e pjesëmarrje në projekte të ndryshme, të cilat u japin studentëve një perspektivë globale.

Previous Post
PËRFUNDOI KAMPIONATI EVROPIAN I SPORTIT UNIVERSITAR- VOLEJBOLLISTET E EKIPIT TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” SIGURUAN  PJESËMARRJEN NË SHORTIN E RADHËS TË EDICIONIT TË ARDHSHËM TË ORGANIZUARA NGA FEDERATA EVROPIANE E SPORTIT UNIVERSITAR
Next Post
Ndërtimi i laboratorit për kërkime mbi ushqimin dhe identifikimi i metodave të avancuara të analizës së ushqimit.