UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” BËHET PJESË E AKADEMISË VERORE TË ORGANIZUAR NGA UNIVERSITETI PËR BIZNES DHE TEKNOLOGJI, PRISHTINË 

Departamenti i Gjuhëve të Huaja i Universitetit “Fan S. Noli” mori pjesë në Akademinë Verore “Global UBT Fest 2023” të kthyer tashmë në një traditë të përvitshmd të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Universiteti për Biznes dhe Teknologji, Prishtinë. 

Kjo akademi bëri bashkë studentë, akademikë dhe profesionistë nga e gjithë bota për të ndarë njohuri, përvoja dhe ide në rreth 30 fusha me synimin për të krijuar një platformë unike, ku të rinjtë nga të gjitha anët e globit të mund të marrin pjesë në akademi verore dhe të jenë pjesë e një mjedisi të frytshëm mësimor dhe kreativ.

Universiteti “Fan S. Noli” u prezantua në këtë akademi me një kombinim të leksioneve teorike, ëorkshop-eve praktike, ku pedagogët lektorë edhe studentët pjesëmarrës tërhoqën vëmendjen me temat e veçanta dhe komunikimin në gjuhën angleze në aspektin e komunikimit interaktiv, kulturor, gjuhësor, e gërshetuar kjo me teknologjinë, inovacionin, lidhjet ndërkombëtare dhe zhvillimin personal të studentëve.

Pedagogët që morën pjesë në këtë akademi ishin, dr. Juliana Çyfeku, dr. Edlira Xega, dr. Lorena Robo, dr. Erjola Qafzezi, dr. Dorela Kaçauni. Ndërsa studentët që mirën phesë jane nga programi Bachelor në “Gjuhe Angleze” Viti I & II: Erika Lubonja, Gloria Ravolli, Katerina Brisku, Adela Mustafa, Isuida Busho, Dea Bici, Antigoni Tulla, Graciela Shkëmbi, Fabian Sinani, Kristina Bacebski dhe Eriona Demba.

Pjesëmarrja në “Global UBT Fest 2023” u krijoi mundësinë studentëve që të fitojnë një përvojë të paharruar jetësore, duke u përgatitur profesionalisht e intelektualisht, si dhe të argëtohen përmes veprimtarive të shumta. 

Pedagogët dhe studentët pjesëmarrës  përcjellin falënderime të shumta për Rektorin e UBT, prif. dr. Edmond Hajrizi; dekanen e Fakultetit të Gjuhes Angleze, UBT, prof. as. Alma Lama, si dhe për Denis Celcima, Egantina Bilali etj., të cilët i mirëpritën në një mjedis tepër miqësor duke bërë të mundur pjesemarrjen e Universitetit tonë në këtë akademi verore, kjo edhe në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë që të dy universitet kanë prej disa vitesh. 

Previous Post
“INFORMIMI MBI GJENDJEN AKTUALE EKONOMIKE TË BIZNESEVE TË VOGLA, SFIDAT ME TË CILAT PËRBALLEN DHE AFTËSIA E TYRE PËR TË ZGJIDHUR KËTO PROBLEMATIKA” ISHTE TEMA E TRYEZËS SË RRUMBULLAKËT TË ORGANIZUAR NË FAKULTETIN E EKONOMISË, DEPARTAMENTI FINANCË-KONTABILITET NË KUADËR TË PROJEKTIT “ANALIZA E RISKUT EKONOMIK PËR BIZNESET E VOGLA, QARKU KORÇË DHE ROLI I DIXHITALIZIMIT NË FUQIZIMIN E TYRE TYRE GJATË DHE PAS PERIUDHËS SË PANDEMISË”
Next Post
KËSHILLI STUDENTOR I UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI- VEPRIMTARI VLERËSUESE PËR STUDENTËT ANËTARË