KËSHILLI STUDENTOR I UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI- VEPRIMTARI VLERËSUESE PËR STUDENTËT ANËTARË

Në datën 12 korrik 2023, Këshilli Studentor i Universitetit “Fan S. NoIi” zhvilloi një veprimtari në të cilën vlerësoi të gjithë studentët e tij për punë dhe përkushtimin e treguar edhe gjatë këtij viti akademik në mbështetje dhe përkrah studentëve të Universitetit.

Presidenti i KS, Kodhel Zere i falënderoi të gjithë për angazhimin e treguar në çdo veprimtari kurrikulare e jashtëkurrikualre të zhvilluar nga studentët dhe njëkohësisht i ftoi ata të vazhdojnë të japin kontributin e tyre edhe në vitet në vijim.

Më pas, në emër të këtij Këshilli ai shpërndau certifikatat e vlerësimit për studentët anwtarw me këtë motivacion: “Për bashkëpunimin, zhvillimin e veprimatrive të përbashkëta studentore, si dhe për promovimin e vlerave më të larta qytetare, duke qenë pjesë e Këshillit Studentor të Universitetit “Fan S. Noli”.

Previous Post
UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” BËHET PJESË E AKADEMISË VERORE TË ORGANIZUAR NGA UNIVERSITETI PËR BIZNES DHE TEKNOLOGJI, PRISHTINË 
Next Post
Trajnim online dy-ditor për kërkuesit pranë IAL-ve