U ZHVILLUA NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI”, KONFERENCA KOMBËTARE STUDENTORE “ROLI I GRUAS NË SHOQËRI DHE SFIDAT E BARAZISË GJINORE”

Në datën 25 maj 2023 zhvilloi punimet Konferenca Kombëtare Studentore “Roli i gruas në shoqëri dhe sfidat e barazisë gjinore”, një organizim i Universitetit “Fan S. Noli” në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës, si dhe me Universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit.

Gjatë seancës plenare përshëndeti konferencën zëvendësrektori për Shkencën dhe Marrëdhëniet me Jashtë dr. Benita Stavre, e cila në emër të Rektoratit falënderoi studentët që morën nismën për të thënë fjalën e tyre në këtë konferencë. Ndërsa renditi disa pjesëmarrje të studentëve tanë në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, ajo shprehu mirënjohjen për ta dhe në veçanti për 33 studentet dhe 4 studentët autorë të 26 punimeve pjesëmarrëse në këtë konferencë. Më pas konferencën e përshëndetën edhe: Elena Tona, specialiste e Bibliotekës Shkencore; Ereandra Taipllari, alumni Universiteti “Fan S. Noli”; pedagoget Denisa Titili, Viola Dolani, Anjeza Vila, si dhe studentja Romina Xhaferi, të cilat përcollën mesazhe për barazinë gjinore, figurën e femrës në shoqërinë shqiptare, për gruan midis karrierës dhe familjes, etj.

Në përfundim të seancës plenare të pranishmit ndoqën një videomontazh nga gra dhe vajza në karrierë.

Konferenca i vijoi punimet në tri sesione paralele, ku prezantuan punimet e tyre studentët e universiteteve bashkëorganizatorë

Previous Post
NJOHJA ME BUKURITË E RAJONIT DHE ME VLERAT NATYRORE DHE KULTURORE TË TIJ, PËR MË SHUMË VËMENDJE NDAJ MJEDISIT, EKOSISTEMIT DHE  BIODIVERSITETIT ISHTE QËLLIMI I NJË ECJEJE NË NATYRË TË STUDENTËVE TË FSHNH NË KUADËR TË DITËS EVROPIANE TË PARQEVE DHE DITËS BOTËRORE TË BIODIVERSITETIT
Next Post
U ZHVILLUA NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI”, KONFERENCA KOMBËTARE STUDENTORE “ROLI I GRUAS NË SHOQËRI DHE SFIDAT E BARAZISË GJINORE”