Prof. asoc. Ivan Byanov dhe assist. prof. Nevena Byanova, përfaqësues të stafit akademik të Fakultetit Ekonomik, Universiteti “St. Cyril & St. Methodius”, Veliko Tarnovo, Bullgari, si dhe znj. Tsvetomira Velikova, përfaqësuese e stafit administrativ nga Departamenti i Studimeve në këtë Universitet ndodhen në Universitetin “Fan S. Noli” me mobilitet në kuadër të programit Erasmus+.
Fillimisht ata zhvilluan një takim në mjediset e Rektoratit, ku u pritën nga zëvendësrektori për kërkimin dhe shkencën, dr. Benita Stavre dhe ku diskutuan në lidhje me mësimdhënien, për bashkëpunime në projekte të ndryshme mes universiteteve, shkëmbim përvoje për veprimtari të përbashkëta mes insitutcioneve dhe kryesisht me Fakultetin e Ekonomisë.
Përfaqësuesit e stafit akademik dhe administrativ të Universitetit “St. Cyril & St. Methodius”, Veliko Tarnovo, Bullgari do të jenë në Universitetin tonë nga data 22-26 maj 2023, kohë gjatë së cilës do të bëhen pjesë e leksioneve dhe takimeve të tjera me studentë dhe staf akademik.