Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

STUDENTËT E DEPARTAMENTIT TË BIOLOGJI-KIMI-SË U ORGANIZUAN VULLNETARISHT PËR PASTRIMIN E DISA ZONAVE TË NDOTURA NË QYTETIN E KORÇËS, NË KUADËR TË DITËS NDËRKOMBËTARE TË BIODIVERSITETIT, ATA PËRCOLLËN MESAZHE NDËRGJEGJËSIMI PËR RUAJTJEN E MJEDISIT

Në datën 22 maj 2023, në Ditën e Biodiversitetit edhe departamenti i Biologji-Kimi-së, Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane, Universiteti “Fan. S. Noli në bashkëpunim me Administrimin e Mbetjeve të Qarkut Korçë (KRWM) organizuan një veprimtari ndërgjegjësuese për mbrojtjen e mjedisit.

Vullnetarisht studentët pastruan disa zona të ndotura në qytetin e Korçës, ndërsa nëpërmjet punimeve të tyre përcollën mesazhe të rëndësishme për ndërgjegjësimin dhe ruajtjen e mjedisit.  Sipas pedagogëve të këtij departamenti punimet e studentëve dëshmojnë se çfarë mund të arrihet kur kreativiteti bashkohet me vetëdijen për mbrojtjen e mjedisit.

Dita e Biodiversitetit lidhet drejtpërdrejt edhe me ngritjen e një muzeu të fluturave  nga studentët. Ky muze ofron një mënyre për të shfaqur biodiversitetin e shumëllojshëm të fluturave dhe për të ngritur ndërgjegjësimin lidhur me rëndësinë e tyre për ekosistemet.

Nëpërmjet veprimtarive të kësaj dite u përcoll mesazhi se të gjitha veprimet tona, të mëdha apo të vogla kanë ndikim në biodiverisitetin tonë.

Leave a Reply