STUDENTË TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” MORËN PJESË NË KONFERENCËN II NDËRKOMBËTARE STUDENTORE ME TEMË: “SFIDAT E GJENERATAVE TË REJA PËR NJË TË ARDHME TË QËNDRUESHME”, ORGANIZUAR NGA UNIVERSITETI “ALEKSANDËR XHUVANI”, ELBASAN NË BASHKËPUNIM EDHE ME UNIVERSITETE PUBLIKE E PRIVATE NGA VENDI DHE MË GJERË

Në datën 19 maj 2023, rreth 20 studentë të Universitetit “Fan S. Noli” janë pjesëmarrës në Konferencën II Ndërkombëtare Studentore me temë: “Sfidat e gjeneratave të reja për një të ardhme të qëndrueshme”, e cila organizohet nga Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan në bashkëpunim edhe me universitete publike e private nga vendi dhe më gjerë.

Punimet e kësaj konference i përshëndeti fillimisht prof. dr. Skënder Topi, rektor i Universitetit të Elbasanit, i cili përgëzoi të gjithë studentët pjesëmarrës dhe falënderoi universitetet që bashkëpunuan për këtë organizim.

Më pas përshëndetën takimin edhe znj. Evis Kushi, Ministër i Arsimit dhe Sportit, znj. Bora Muzhaqi, Ministër i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, z. Gledian Llatja, Kryetar i Bashkisë Elbasan, z. Ali Kiliç, Kryetar i Bashkisë Maltepe, Stamboll etj.

Pas seancës plenare konferenca zhvilloi punimet në 2 sesione me panele paralele, ku studentët e Universitetit “Fan S. Noli” prezantuan punimet e tyre në fushën e filologjisë, gjuhëve të huaja, infermieristikës dhe të histori-gjeografisë.

Gjatë diskutimeve të studentëve u vu re interesi i tyre për të eksploruar fushat e shkencës dhe për të krijuar rrjetet e tyre të kontakteve për t`u angazhuar në diskutime të frytshme dhe ndërveprim me kolegët e tyre Brenda dhe jashtë vendit.

Previous Post
NJOFTIM PËR PUNONJËS ME KONTRATË SHËRBIMI PËR STUDENTËT DHE ALUMNIT E UNIVERSITETI “FAN S. NOLI”
Next Post
UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” REALIZOI PILOTIMIN E DY MODULEVE TË TRAJNIMIT MBI SIPËRMARRJEN PËR MËSUESIT E CIKLIT TË ULËT DHE PARASHKOLLOR DHE PËR MËSUESIT E ARSIMIT TË MESËM TË ULËT DHE TË MESËM TË LARTË TË ARSIMIT PARAUNIVERSITAR, ME  LEKTORE PROF. AS. DR MIRELA CINI DHE PROF. AS. DR. AIDA GABETA