UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” BËHET PJESË E “BALKAN UNIVERSITY CENTER”, FORUM I NËNTË UNIVERSITETEVE NGA BALLKANI

Në datën 22 mars 2023, Universiteti “Fan S. Noli” mori pjesë në “Balkan University Center”, Forum i nëntë universiteteve nga Ballkani: “St. Cyril and St. Methodius” University of Veliko Tarnovo, Bullgari; University of Nis, Serbi; University of Craiova, Rumani; University “Namık Kemal”, Tekirdag, Turqi; The International University “G.R. Derzhavin”, Sveti Nikole, Maqedonia e Veriut; The European Polytechnical University, Bullgari; VSU “Lyuben Karavelov”, Bullgari; The University of Western Macedonia, Greqi; Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë, Shqipëri.

Rektori i Universitetit “Fan S. Noli”, prof. dr. Dhimitri Bello nënshkroi memorandumin e bashkëpunimit të ideuar nga Universiteti “St. Cyril and St. Methodius”, Veliko Tarnovo, Bullgari.

Ky Forum ka për qëllim bashkëpunimet konkrete në studimet ballkanistike të kërkimit, projekteve dhe programeve të përbashkëta të ciklit të dytë dhe të tretë të studimeve.

Previous Post
“TË THYEJMË SË BASHKU MITIN E MOSNDËSHKIMIT TË KORRUPSIONIT”- FORUM I HAPUR I ORGANIZUAR NGA FAKULTETI I SHKENCAVE TË NATYRËS DHE SHKENCAVE HUMANE NË BASHKËPUNIM ME KOMITETIN SHQIPTAR TË HELSINKIT
Next Post
NJË GRUP NXËNËSISH TË GJIMNAZIT ME PROFIL GJUHËSOR “FAIK KONICA VIZITOJNË BIBLIOTEKËN SHKENCORE TË  UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”