Stafi i Universitetit bisedoi me ta në lidhje me të gjitha mundësitë që Universiteti “Fan S. Noli” u ofron atyre për të bërë zgjedhjet e duhura si profesionistë të ardhshëm.
Të rinjtë treguan interes për programe të ndryshme studimi, duke kërkuar më tepër informacion për programet që sot janë edhe më të kërkuara në tregun e punës. Gjithashtu ata pyetën stafin e Universiteti të pranishëm në takim edhe për kriteret e pranimit, për mënyrat e mbështetjes financiare për studentë të kategorive të ndryshme, për mundësitë e lëvizjes dhe studimit në universitete jashtë vendit nëpërmjet programeve Ersmus, për infrastrukturën dhe në pëgjithësi për jetën studentore, duke përfshirë edhe veprimtaritë sportive e kulturore me të cilat janë njohur edhe nëpërmjet publikimeve të bëra në adresat zyrtare të Universitetit “Fan S. Noli” në web dhe rrjete sociale.
Në fund të takimit për nxënësit e pranishëm u shpërndanë fletëpalosje me informacionet e duhura për ofertën akademike të Universitetit “Fan S. Noli”.