Në datën 24 shkurt 2023, në mjediset e Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë u zhvillua trajnimi III në kuadër të projektit DIGIKOMP me temë: “Zbatimi i Korporave në mësimin e gjuhës së huaj në Web” të financuar nga Agjencia e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI).
Ky trajnim, në të cilin morën pjesë mësues të arsimit bazë në Korçë, kishte për ligjëruese pedagogen e departamentit të Gjuhëve të Huaja, Universiteti “Fan S. Noli”, dr. Juliana Çyfeku. Ajo ndau me të pranishmit përvojën dhe risitë e studimeve të saj kërkimore- shkencore në Gjuhësinë e Korporave për t’i transmetuar dhe zbatuar mes kolegësh e mësuesish edukatorë që aspirojnë të mësuarit bashkëkohor edhe digjital të gjuhës së huaj.
Gjatë trajnimit pjesëmarrësit u ndanë në grupe pune përbërje të ndryshme gjuhësore edhe ndërlëndore me synim bashkëpunimin, eksplorimim gjuhësor të korporave të para në këndvështrime sipas perceptimeve të vetë mësuesve. Finalizimi i zbatimit të korporave në mësimin e gjuhëve të huaja u finalizua suksesshëm me grup projektet që ata hartuan me ushtrimet praktike, të cilat vetë i ndërtuan bazuar mbi gjuhën autentike të gjuhësisë së zbatuar ne web.