PËRFAQËSUES TË FONDACIONIT KENEDI DHE INSTITUTIT JETA E RE (IJR)  U PRITËN NË NJË TAKIM NGA ZËVENDËSREKTORI PËR MËSIMIN, DR. ARTO ADILI DHE PEDAGOGË TË DEPARTAMENTIT TË EDUKIMIT

Në datën 7 dhjetor 2022, përfaqësues të Fondacionit Kenedi dhe Institutit Jeta e Re (IJR)  u pritën në një takim nga zëvendësrektori për mësimin, dr. Arto Adili dhe pedagogë të Departamentit të Edukimit. Në qendër të bisedës mes tyre ishte organizimi i një “Dite Sportive” me pjesëmarrjen e ekipeve të Universitetit “Fan S. Noli”.

Qëllimi sipas tyre është nxitja e të rinjve për t`u marrë me veprimtari sportive, si dhe për gjallërimin e jetës studentore. Fondacioni Kendei dhe IJR do të dhurojnë për studentët e departamentit të Infermierisë disa sete me materiale për higjenë personale, si dhe disa topa futbolli dhuratë për departamentin e Edukimit.

Ata gjithashtu shprehën gatishmërinë për të zhvilluar të tjera veprimtari në bashkëpunim me stafin dhe studentët e Universitetit tonë.  

Previous Post
UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” IU BASHKUA NISMËS SË PREFEKTIT TË KORÇËS, Z. NERTIL JOLE PËR TË DHURUAR GJAK, BASHKË ME PUNONJËS TË INSTITUCIONEVE TË NDRYSHME TË QYTETIT
Next Post
ME QËLLIM PROMOVIMIN E PËRFSHIRJES SË TË RINJVE NË VENDIMMARRJE, LËVIZJA MJAFT! ZHVILLOI NJË TAKIM ME STUDENTË TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”