Në datën 26 nëntor 2022, departamenti i Edukimit, Universiteti “Fan S. Noli” në bashkëpunim me Bibliotekën publike “Thimi Mitko”, Korçë zhvilluan takimin e dytë të ciklit “Çështje të ndërgjegjes Sociale” me temë: “Identitete në valixhe: identitete në përshtatje”.
Në amfiteatrin e Bibliotekës së qytetit morën pjesë studentë dhe pedagogë të Universitetit, si dhe nxënës të shkollave të mesme “Faik Konica” dhe “Raqi Qirinxhi”. Diskutimi u zhvillua rreth çështjeve të ndryshme sociale me qëllimin për të rritur vetëdijen dhe ndërgjegjen sociale tek të rinjtë dhe aktorë të tjerë që veprojnë në kontekste të ndryshme.