Në datën 15 nëntor 2022 në mjediset e Bibliotekës “Kongresi i Manastirit”, Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë u zhvillua një leksion i hapur, ku të ftuar ishin studentë e pedagogë të departamentit të Gjuhëve të Huaja. Leksioni u mbajt nga prof. as. dr. Ligia Tomoiagă, profesore e gjuhës angleze pranë Qendrës Universitare Veri Baia Mare të Universitetit Teknik të Kluzhit. Ajo vjen për herë të tretë me mobilitet në Universitetin “Fan S. Noli”.
Ky leksion i hapur zhvillohet në kuadër të botimit të dy librave të saj më të rinj: “Literary Tomboys From the 19th to the 21st Century. Memorable Characters and their Cases for free Expression” dhe “Ideology and History. Three Essays on Eastern Europe and Contemporary Ëestern Narratives”.
Përgjegjësja e Departamentit, phd. Daniela Stoica falënderoi prof. Tomoiagă dhe ftoi pjesëmarrësit të bëjnë pyetje dhe të diskutojnë në lidhje me temat që trajton ky leksion.
Disa nga librat e saj prof. as. dr. Ligia Tomoiagă i dhuroi për bibliotekën e këtij fakulteti për stafin dhe studentët, të cilët të kenë mundësi t`i shfrytëzojnë për punimet e tyre.