ZHVILLOI PUNIMET KONFERENCA SHKENCORE NDËRKOMBËTARE “EARLY CHILDHOOD EDUCATION AND CARE: CHALLENGES AND PERSPECTIVES” ORGANIZUAR NGA DEPARTAMENTI I EDUKIMIT I UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”, KORÇË NË BASHKËPUNIM ME DEPARTAMENTIN E SHKENCAVE TË EDUKIMIT TË UNIVERSITETIT “GIOVANNI MARIA BERTIN” TË BOLONJËS

Në datën 15 tetor 2021 departamenti i Edukimit i Universitetit “Fan S. Noli”  zhvilloi Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “Early Childhood Education and Care: Challenges and Perspectives” në bashkëpunim me Departamentin e Shkencave të Edukimit të Universitetit “Giovanni Maria Bertin” të Bolonjës. Seancën plenare e drejtoi përgjegjësja e Departamentitit të Gjuhëve të Huaja, phd. Daniela Stoica. Në përshëndetjen e saj zëvendësrektorja për shkencën dhe projektet , UNIKO, dr. Benita Stavre i uroi punime të mbara kësaj konferencë dhe theksoi se bashkëpunime të tilla të cilat rezultojnë të jenë të sukseshme duhet të jenë edhe më të shpeshta. Sipas saj tema që trajton kjo konferencë është tepër e ndjeshme pasi bëhet fjalë për kujdesin në fëmijërinë dhe foshnjërinë e hershme. Konferenca të tilla bëjnë bashkë pjesëmarrës të shumtë nga vende të ndryshme, duke zgjeruar dhe forcuar më tepër edhe bashkëpunimin midis universiteteve.   

Në këtë seancë plenare përshëndetën edhe zëvendësambasadori Italian, z. Alberto Petrangeli, i cili përgëzoi organizatorët dhe nënvizoi se konferenca të tilla kthejnë vëmendjen te fëmijët dhe zhvillimi i tyre si një ndër shtyllat kryesore të shoqërisë. Ai tha se duhet investuar më shumë në shërbimet që  u ofrohenn atyre dhe familjes.

Vlerësimet e tyre për pjesëmarrësit në këtë konferencë dhanë edhe zëvendësdekani i FEF, dr. Orjon Ago dhe përgjegjësja e Departamentit të Edukimit, dr Albina Pajo. Ata vunë theksin mbi rëndësinë e studimeve në këtë fushë që krahas të tjerave ka një impakt të gjerë në zhvillimin e mirëqenies publike, shëndetit dhe ndërgjegjësimit qytetar.

Fjalë kryesore në këtë seancë mbajtën prof. Lucia Balduzzi, e cila u ndal në mësimet e përfituara nga kërkimet në BE dh erats estudimore, si dhe prof. Arianna Lazari, e cila foli për cilësinë në mësimdhënie gjatë pandemisë Covid-19. Ajo trajtoi elemente të CORE-Raport që japin rekomandime për zhvillimin e shërbimeve në fëmijët e moshës 0-3 vjeç të publikuara nga Komisioni Evropian.

Pas përfundimit të seancës plenare konferenca i zhvilloi punimet  në tre seanca paralele, të cilat trajtuan temat: “Cilësia e shërbimit dhe profesionalizmi në edukimin dhe përkujdesjen në fëmijërinë dhe foshnjërinë e hershme”; “Zhvillimi në fëmijërinë e hershme dhe çështje të shëndetit” dhe “Metodat e edukimit dhe të nxënit në fëmijërinë e hershme”.

Në fund të konferencës u diskutua mbi bashkëpunimin e universiteteve të ndryshme në rajon e më gjerë për të zhvilluar kërkime rreth shërbimeve të ofruara në foshnjërinë dhe fëmijërinë e hershme, si dhe për të zgjeruar bashkëpunimin midis profesionistëve të ndryshëm të fushës.

Proceeding Book (PDF)

Previous Post
PROF. AS. DR. JONELA SPAHO PROMOVOI MONOGRAFINË E SAJ “KRISTO FLOQI, JETA DHE VEPRA E TIJ”
Next Post
UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” ZHVILLOI CEREMONINË E FILLIMIT TË VITIT AKADEMIK 2021-2022, I CILI SIVJET PËRKON EDHE ME 50-VJETORIN E THEMELIMIT TË UNIKO