Në kuadër të projektit QUADIC u zhvillua një vizitë studimore në Universitetin e Lubjanës në datat 6-11 qershor 2022. Partnerët e projektit patën mundësinë të shihnin nga afër veprimtaritë e Universitetit të Lubjanës në lidhje me bashkëpunimin ndërkombëtar dhe menaxhimin e projekteve. Në të njëjtën kohë, Universiteti i Lubjanës shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar me partnerë të universiteteve nga Kosova dhe Shqipëria dhe të ndajë me ta modelet e punës në fushat e mësipërme. Universiteti “Fan S. Noli” u përfaqësua në këto takime nga pedagogia e Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë, dr. Erinda Papa në cilësinë e koordinatores së projektit dhe dr. Blerina Celiku, pedagoge në Fakultetin të Shkencave të Natyrës dhe Shkencave Humane. Veprimtaritë e organizuara ishin të ndryshme, si: ligjërata, seminare, prezantime dhe takime për shkëmbimin e përvojave dhe ideve në lidhje me bashkëpunimin ndërkombëtar dhe menaxhimin e projekteve.
NË KUADËR TË PROJEKTIT QUADIC, UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” MORI PJESË NË AKTIVITETET E ORGANIZUARA NË UNIVERSITETIN E LJUBJANËS, SLLOVENI
Previous Post
“TË DREJTA TË BARABARTA PËR TË GJITHË”- TAKIM I ORGANIZUAR ME STUENTË TË FSHNH NGA ORGANIZATA “FUTURAL” NGO NË BASHKËPUNIM ME DEPARTAMENTIN E SHKENCAVE SOCIALE
Next Post
PËRDORIMI I VOYANT TOOLS, ANALIZA E TEKSTEVE SHKENCORE OSE LETRARE- ISHIN FOKUSI I NJË SEMINARI TË ZHVILLUAR ME STUDENTË TË FEF, NGA DOKTORANTI DHIONIS GURI, I CILI NDODHET ME MOBILITET NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI”