Në datat 19-20 maj 2022 një grup studentësh të Fakultetit të Edukimit nga Programi Parashkollor dhe ai Fillor pranë Universitetit Fehmi Agani”, Gjakovë të udhëhequr nga prof. as. dr. Sindorela Doli-Kryeziu zhvilluan një vizitë studimore në Korçë me qëllim studimin e dallimeve dhe ngjashmërive të varieteve gjuhësore sipas nyjëtimit fonetik dhe morfologjik në mes të dialektit gegë/të folurën e Gjakovës dhe dialektit toskë/të folurën e Korçës. Në Universitetin “Fan S. Noli” studentët dhe pedagogët u mirëpritën nga Rektori i Universitetit, prof. dr. Dhimitri Bello dhe zëvendësrektori për mësimin, dr. Arto Adili, si dhe nga pedagogët e Gjuhës Shqipe. Krahas ligjëratës së Rektorit, studentët gjakovarë dëgjuan edhe ligjërata nga prof. as. dr. Anyla Saraçi dhe pedagogu, Olger Brame. Ata vijuan me hulumtimin e tyre fonetik dhe morfologjik, në bashkëpunim edhe me studentët e Universitetit “Fan S. Noli” dhe me mbikqyrjen e prof. Doli-Kryeziut dhe të prof. as. Mimoza Kurshumlia. Gjatë qëndrimit në qytetin e Korçës grupi nga Gjakova vizitoi dhe shumë muzeume dhe monumente kulturore e historike që tregojnë zhvillimin e edukimit dhe arsimit mbarëshqiptar.
NJË GRUP STUDENTËSH TË UNIVERSITETIT “FEHMI AGANI”, GJAKOVË VIZITUAN UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI”
Previous Post
JAVA E SIPËRMARRJES E NDËRMARRË NGA DEPARATMENTI I MENAXHIMIT U PËRMBYLL ME TAKIME NË BIZNESE TË NDRYSHME, KU U DISKUTUA PËR ZGJERIMIN E BASHKËPUNIMIT DHE MBËSHTETJE SË STUDENTËVE MË PRAKTIKA PROFESIONALE DHE PUNËSIM
Next Post
PROMOVOHET MONOGRAFIA “INTEGRIME HARMONIKE TË PAKICËS MAQEDONASE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË-RASTI I MINORITETIT MAQEDONAS NË ZONËN E PRESPËS DHE VËRNIKUT” NGA DR. MARIA DOJÇE