BASHKËPUNIMI ME SHKOLLAT E MESME- UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” I FTUAR NË PANAIRIN E SHKENCËS TË ORGANIZUAR NË GJIMNAZIN “GJERGJ PEKMEZI”, POGRADEC 

Në datën 21 prill 2022 në kuadër të bashkëpunimit të Universitetit “Fan S. Noli” me shkollat e mesme të rajonit të Korçës një grup pedagogësh e studentësh morrën pjesë si të ftuar në Panairin e Shkencës të organizuar në gjimnazin “Gjergj Pekmezi”, Pogradec. Në këtë panair pedagogët dhe studentët biseduan dhe ndoqën eksperimentet dhe demonstrimet e nxënësve të kësaj shkolle, të cilët prej disa vitesh bashkëpunojnë suksesshëm me Universitetin “Fan S. Noli” në zhvillimin e veprimtarive të ndryshme, ku një ndër to është Olimpiada “Rroke shkencën”.

Previous Post
“DIXHITALIZIMI I BUJQËSISË”-LEKSION I HAPUR ME STUDENTË TË FAKULTETIT TË BUJQËSISË, I FTUAR PROF. AS. DIMO ATANASOV I UNIVERSITETIT BUJQËSOR, PLOVDIV, BULLGARI
Next Post
UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” PJESËMARRËS NË PANAIRIN MBARËKOMBËTAR TË LIBRIT AKADEMIK DHE SHKENCOR