“100 VJETORI I REVOLUCIONIT TË QERSHORIT SIPAS TË PËRKOHSHMEVE “GAZETA E KORÇËS” DHE “SHQIPTARI I AMERIKËS” (QERSHOR-DHJETOR 1924)-SEMINAR SHKENCOR I ORGANIZUAR NGA DEPARTAMENTI I HISTORISË DHE GJEROGRFISË

Në datën 10 prill 2025 në mjediset e Bibliotekës së Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë u zhvillua seminari shkencor me temë: “100 vjetori i Revolucionit të Qershorit sipas të përkohshmeve “Gazeta e Korçës” dhe “Shqiptari i Amerikës” (qershor-dhjetor 1924) i organizuar nga departamenti i Histori-Gjeografisë.

Takimin e përshëndeti rektori i UNIKO, prof. dr. Lorenc Ekonomi, i cili përgëzoi Departamentin për tematikat e zgjedhura në veprimtaritë që organizon ashtu si ky seminar shkencor që, gjithashtu përkon edhe me 60-vjetorin e vdekjes së personalitetit të gjithanshëm, Fan Nolit, emrin e të cilit mban Universiteti ynë.

Punime të mbara uroi në këtë takim, ku ishin të pranishëm pedagogë, studentë e alumni, si dhe studiues të historisë edhe përgjegjësja e Departamentit, prof. as. dr. Edlira Menkshi.

Seminari vijoi me prezantimin e punimeve shkencore: “Neutraliteti i Korçës gjatë Revolucionit të Qershorit” nga phd. Metin Venxha dhe “Vizitat e Nolit në Korçë dhe impakti i tyre në jetën social-politike” nga dr. Orion Ago, në të cilat figura e Nolit shfaqet e parë nga këndvështrimi se si e ka trajtuar shtypi i kohës veprimtarinë e tij.

Të pranishmit vazhduan me pyetje e diskutime, duke u ndalur në momentë të veçanta historike rreth temës bosht të këtij seminari shkencor.

Previous Post
Hapen aplikimet për 2 mobilitete stafi akademik në Eskisehir Osmangazi University, Turqi
Next Post
NË KUADËR TË BASHKËPUNIMIT NDËRINSTITUCIONAL, U ORGANIZUA NË UNIKO TRYEZA E RRUMBULLAKËT “VULLNETARIZMI: VLERË E SHOQËRISË”

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right