ZGJERIMI I BASHKËPUNIMIT NË PROJEKTE KËRKIMORE-SHKENCORE NË FUSHËN E EDUKIMIT DHE GJITHËPËRFSHIRJES ISHTE QËLLIMI I NJË TAKIMI TË ZHVILLUAR MIDIS DY DEPARTAMENTEVE TË EDUKIMIT TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” DHE UNIVERSITETIT “GIOVANNI MARIA BERTIN”, ITALI

Në datën 2 dhjetor 2021, në kuadër të zgjerimit të mëtejshëm të bashkëpunimit në projekte kërkimore-shkencore në fushën e edukimit dhe gjithëpërfshirjes departamenti i Edukimit i FEF zhvilloi një takim online me departamentin e Shkencave të Edukimit, të Universitetit “Giovanni Maria Bertin”, Itali. Departamenti i Edukimit tashmë prej 7 vitesh bashkëpunon për zhvillimin e filozofisë së gjithëpërfshirjes në edukim, si dhe në rishikimin e kurrikulave. Ky ishte takimi i dytë që zhvillohet me pjesëmarrje të gjrë nga të dy departamentet, ku u diskutua rreth mundësive për zhvillimin e një projekti të përbashkët kërkimor me fokus kontekstin shqiptar në fushën e gjithëpërfshirjes dhe edukimit. Projekti kërkimor financohet nga Universiteti i Bolonjës, si pjesë e fushatës Global South. Në kuadër të këtij projekti parashikohen shkëmbime informuese dhe trajnuese të stafit pedagogjik dhe studentëve për të rritur kapacitetet social-kulturore dhe profesionale.

Previous Post
ZGJERIMI I BASHKËPUNIMIT NË PROJEKTE KËRKIMORE-SHKENCORE NË FUSHËN E EDUKIMIT DHE GJITHËPËRFSHIRJES ISHTE QËLLIMI I NJË TAKIMI TË ZHVILLUAR MIDIS DY DEPARTAMENTEVE TË EDUKIMIT TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” DHE UNIVERSITETIT “GIOVANNI MARIA BERTIN”, ITALI
Next Post
“ROLI I MARKËS NË PROMOVIMIN E DESTINACIONEVE TURISTIKE”-LEKSION I HAPUR ME STUDENTËT E FAKULTETIT TË EKONOMISË