Në datën 3 qershor 2022, departamenti i Informatikës, Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane, Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë, në bashkëpunim me Bashkinë Korçë dhe “Atom Computer Tirana” organizuan në mjediset e Bibliotekës Publike “Thimi Mitko”, Korçë leksionin e hapur me temë: “Vlera e certifikimit në fushat e IT”. Leksioni u zhvillua nga z. Armand Agolli, CTO i Atom Computers dhe pedagog pranë Universitetit Politeknik të Tiranës.
Në këtë veprimtari përshëndetën: Dekania e Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane, prof. as. dr. Sonela Stillo, Kryetari i Bashkisë,Korçë, z. Sotiraq Filo, Prefekti i Qarkut, Korçë, z. Nertil Jole, përgjegjësi i departamentit të Informatikës, dr. Rafail Prodani dhe z. Emiljano Drabo, Team Leader i Inteligjencës së Biznesit tek Vodafone Albania, ish-student në programin e studimit “Teknologji Informacioni”, Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë.