UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” PROMOVOI OFERTËN AKADEMIKE NË PANAIRIN “WORK & STUDY” 2025, NË KORÇË DHE POGRADEC

Në datën 25 mars 2025 në qytetet e Korçës dhe Pogradecit u zhvillua panairi “Work & Study” 2025, duke ofruar një mundësi shumë të mirë për informimin mbi arsimin e lartë dhe tregun e punës.

Universiteti “Fan S. Noli” në të dy stendat e tij kishte të pranishëm staf akademik dhe ndihmësakademik, të cilët i informuan maturantët mbi ofertën akademike, kriteret e pranimit, tarifat e shkollimit, mbështetjen me bursa etj..

Gjithashtu, në takimet me maturantët u theksua rëndësia e programeve të shkëmbimit Erasmus+ me universitete të njohura evropiane. Këto programe u japin studentëve mundësinë të studiojnë jashtë vendit dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre, si dhe të krijojnë një rrjet të gjerë profesional.

Maturantët treguan interes të veçantë për fushat e studimit që ofron Universiteti ynë, infrastrukturën, qasjen bashkëkohore në mësimdhënie si dhe mbështetjen e ofruar për praktikat profesionale dhe mundësitë e punësimit pas diplomimit.

Pjesëmarrja e UNIKO në këtë panair konfirmon angazhimin e tij për të ndihmuar të rinjtë në zgjedhjet e tyre akademike dhe profesionale, duke ofruar një arsim cilësor dhe mundësi të shumta për zhvillim personal dhe profesional.

 

 

Previous Post
“SFIDA TË INTEGRITETIT AKADEMIK NË UNIVERSITETET SHQIPTARE” ISHTE TEMA E NJË BASHKËBISEDIMI MIDIS STAFIT TË UNIKO DHE DR. ALBERT RAKIPIT, KRYETAR I AIIS
Next Post
“FAN NOLI: APOSTULLI” DHE “FAN NOLI: REBELI” 2 LIBRAT NË FOKUS TË NJË BASHKËBISEDIMI ME GAZETARIN DHE STUDIUESIN ILIR IKONOMI

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right