UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” ZHVILLOI KONFERENCËN SHKENCORE NDËRKOMBËTARE “EDUKIMI DHE KUJDESI NË FËMIJËRINË E HERSHME”-SFIDA DHE PERSPEKTIVA” TË ORGANIZUAR NGA DEPARTAMENTI I EDUKIMIT NË BASHKËPUNIM ME DEPARTAMENTIN E SHKENCAVE TË EDUKIMIT “GIOVANNI MARIA BERTIN”, UNIVERSITETI I BOLONJËS

Në datën 10 tetor 2023 në Universitetin “Fan S. Noli” zhvilloi punimet Konferenca Ndërkombëtare “Edukimi dhe Kujdesi në Fëmijërinë e Hershme”- Sfida dhe perspektiva” e organizuar nga departamenti i Edukimit në bashkëpunim me departamentin e Shkencave të Edukimit, “Giovanni Maria Bertin”,  Universiteti i Bolonjës.

Në seancën  plenare përshëndeti zëvendësrektori për shkencën dhe projektet, prof. as. dr. Benita Stavre, e cila i uroi punime të mbara kësaj konferencë edhe në emër të rektorit të Universitetit “Fan S. Noli”, prof. dr. Dhimitri Bello.

Më pas, në fjalën e saj dekania e Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë, prof. as. dr. Jonela Spaho përgëzoi organizatorët, ndërsa theksoi  rëndësinë e kësaj konference: “Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm se në fëmijërinë e hershme vendosen themelet e krijimit të personalitetit të individit, të krijimit të identitetit të vet personal dhe ngritja e vetëbesimit. Në këtë fazë të jetës përcaktohen themelet e shprehive të tyre dhe krijohen modelet për gjithë jetën. Zhvillimi i kësaj konference me prurjet më bashkëkohore të kërkimit shkencor ndaj kësaj çështjeje, si dhe përvoja e vyer e kolegëve të Universitetit të Bolonjës është një ndihmesë e madhe për t`u ballafaquar me sfidat dhe perspektivat e edukimit të fëmijëve në moshë të hershme, për t‘i pasuruar kurrikulat dhe programet tona, si dhe për t’u ofruar literaturë të specializuar shkencore studentëve tanë”.

Fjalën e mirëseardhjes në këtë konferencë e mbajti përgjegjësja e departamentit të Edukimi, dr. Albina Pajo, e cila falënderoi të gjithë ata që morën pjesë dhe bashkëpunuan në organizimin e saj.

Seanca vijoi punimet me referimin e profesores Federica Zanetti nga Universiteti i Bolonjës me temë: “Prindërimi dhe Teknologjitë Dixhitale”.

Prof. Penelope Papadopoulou, dekane e Fakultetit të Shkencave Sociale dhe Shkencave Humane, në Universitetin e Maqedonisë Perëndimore u paraqit në këtë konferencë me temën: “Edukimi për qëndrueshmëri: Promovimi i aftësive kërkimore te nxënësit e rinj në terren dhe në klasë”.

Pas seancës plenare pjesëmarrësit në auditor, si dhe ata që e ndoqën konferencën online referuan punimet e tyre rreth temës bosht, duke sjellë shembuj të edukimit në fëmijërinë e hershme, të lojës së fëmijëve, zhvillimit të aftësive narrative në moshën parashkollore, zhvillimit të aftësive digjitale, ndikimit të mjedisit në zhvillimin motorik të fëmijëve 3-6 vjeç, të cilësisë së pritjes së fëmijëve me ASD në çerdhët e qytetit të Korçës etj.

Previous Post
NJË DELEGACION I PËRBËRË NGA PËRFAQËSUES TË UNIVERSITETIT “J. E. PURKYNE” NË USTI TË ÇEKI-SË, SI DHE PËRFAQËSUES TË PUSHTETIT VENDOR E DEPUTETË VIZITOI UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI”
Next Post
PROF. JEAN-MICHEL DE WAELLE NGA UNIVERSITETI I LIRË I BRUKSELIT, STUDIUES I SHKENCAVE POLITIKE E DREJTUES I MJAFT PROJEKTEVE KËRKIMORE NË SHKALLË EVROPIANE ZHVILLOI NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI” DISA TAKIME ME FOKUS BASHKËPUNIMIN DHE APLIKIMIN NË PROJEKTE NË FUSHËN E ARSIMIT TË LARTË

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right