UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” VEPRIMTARI NDËRGJEGJËSUESE NË DITËN BOTËRORE TË AUTIZMIT

Në datën 2 prill 2025 studentë të departamentit të Edukimit, Universiteti “Fan S. Noli” zhvilluan një veprimtari ndërgjegjësimi me rastin e Ditës Botërore për Autizmin, ku prezantuan projektin “Të rinjtë për një shoqëri gjithëpërfshirëse”.

Kjo veprimtari u organizua nga Universiteti “Fan S. Noli” në bashkëpunim me shoqatën MEDPAK në kuadër të këtij projekti që po zbatohet në partneritet me Bashkinë e Korçës dhe me mbështetjen e UNDP, si pjesë e programit “Askush të mos mbetet pas” / “Leave NO One Behind 2” që financohet nga qeveria zvicerane.

Studentët tanë janë angazhuar si vullnetarë në këtë projekt, duke shoqëruar të rinjtë me aftësi ndryshe në qytetin e Korçës. Ata sot në stendën e UNIKO përcollën mesazhe ndërgjegjësimi për Autizmin dhe Gjithëpërfshirjen.

Kësaj nisme iu bashkuan edhe Qendra Komunitare Maliq; Shërbimi Social, Bashkia Korçë; Qendra Ditore e Zhvillimit Atelie; Shkolla Profesionale Shërbime Korçë, Rrjeti Profesional i Mësuesve Ndihmës, DRAP, Korçë;  Shërbimi Psiko-Social, ZVA, Korçë etj.

Ndërkohë që, krahas ndërgjegjësimit, qëllimi i kësaj veprimtarie ishte edhe ngritja e vullnetarizmit si një e mirë për komunitetin dhe shoqërinë në përgjithësi. Në këtë kuadër, në stendat e Dorcas Albania dhe World Vision u bënë edhe regjistrimet e vullnetarëve të rinj.

Previous Post
STAFI AKADEMIK I UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” PJESËMARRËS NË COST ACTIONS (EUROPEAN COOPERATION IN SCIENCE AND TECHNOLOGY)
Next Post
“MËSIMDHËNIA E HISTORISË DHE E GJEOGRAFISË: SFIDAT E SOTME DHE DREJTIMET E SË ARDHMES” WORKSHOP I ZHVILLUAR NGA DEPARTAMENTI I HISTORISË DHE GJEOGRAFISË, UNIKO

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right