Në datën 5 korrik 2022 Universiteti “Fan S. Noli” me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit nënshkroi marrëveshjen institucionale të bashkëpunimit me Universitetin “Aldo Moro” dhe Qendrën Ndërkombëtare për Studime të Avancuara Agronomike Mesdhetare të Barit, Itali. Marrëveshja e nënshkruar edhe nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës bëhet në kuadër të projektit TTO4FOOD dhe ka për qëllim shkëmbimin e stafit dhe të studentëve, si dhe transferimin e njohurive në fushën e teknologjisë dhe të ekonomisë duke fuqizuar “Misionin e Tretë” të universiteteve shqiptare.
Gjithashtu, kjo marrëveshje synon nxitjen e bashkëpunimit universitet-industri dhe pjesëmarrjen në projekte, konferenca dhe veprimtari të përbashkëta kërkimore.