UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” NDERON STAFIN- SPECIALISTJA MILIKA NDINI VLERËSOHET ME CERTIFIKATË MIRËNJOHJEJE ME RASTIN E DALJES NË PENSION

Në datën 19 mars 2025 në mjediset e Fakultetit të Bujqësisë u zhvillua një takim për të nderuar e vlerësuar punën dhe përkushtimin e treguar për më tepër se 20 vite pranë Universitetit “Fan S. Noli” të specialistes Milika Ndini, me rastin e daljes në pension.

Drejtues e ish-drejtues të Universitetit, kolegë, miq e familjarë ishin të pranishëm në këtë ditë të veçantë për të. Dekani i FB, prof. as. dr. Besnik Skënderasi shprehu mirënjohjen dhe falënderimet më të sinqerta për punë që ajo ka bërë në këto vite në shërbim të FB dhe FSHNH pedagogëve dhe studentëve. “Profesionalizmi, dedikimi, angazhimi dhe dashuria për punën janë shquar te ju gjithmonë. Ky kalim në një fazë të re të jetës është një moment që meritohet me të gjitha respektet dhe nderimet e duhura”.

Urimet dhe vlerësimet e tyre përcollën edhe ish-dekani i FB, prof. as. dr. Gjergji Mero, ish-dekani i FSHNH, prof. dr. Gjergji Pendavinji, pedagogu, prof. as. dr. Niko Roshajni etj,  të cilët gjithashtu i uruan asaj jetë të gjatë e shëndet.

Më pas, rektori i UNIKO, prof. dr. Lorenc Ekonomi i dorëzoi Certifikatën e Mirënjohjes me këtë motivacion: “Për përkushtimin, pasionin në punë dhe ndërgjegjen e lartë që ka treguar për vite me radhë si laborante dhe sekretare në Fakultetin e Bujqësisë të Universiteit “Fan S. Noli”. në shenjë mirënjohjeje nga drejtuesit e Universitetit, stafi akademik dhe studentët, me rastin e daljes në pension”.

Falënderimet e saj për këtë vlerësim përcolli mes emocioneve edhe specialistja Milika Ndini, për drejtuesit, kolegët e miqtë që e nderuan në këtë ditë.

Previous Post
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE NË QENDRËN E TRANSFERIMIT TË TEKNOLOGJIVE BUJQËSORE, KORÇË