UNIVERSITETI “FAN S. NOLI”, MORI PJESË SI PARTNER NË KONGRESIN NDËRKOMBËTAR TË SHKENCAVE HUMANE, SOCIALE DHE ARTEVE ORGANIZUAR NË UNIVERSITETIN E TETOVËS

Nga  data 16 deri më 18 nëntor 2022, në Universitetin e Tetovës, zhvilloi punimet Kongresi Ndërkombëtar i Shkencave Humane, Sociale dhe Arteve. Kjo ngjarje përfshiu në vetvete disa konferenca shkencore ndërkombëtare, të cilat u organizuan nga fakultetet e Universitetit të Tetovës, me qëllim shpërndarjen dhe afirmimin e rezultateve kërkimore, shkëmbimin e përvojave dhe identifikimin e çështjeve kryesore, sfidave dhe pengesave, nga fushat përkatëse shkencore.

Universiteti “Fan S. Noli” Korçë, si një ndër partnerët në këtë kongres, u përfaqësua me një grup pedagogësh të cilët morën pjesë me punimet e tyre në këtë veprimtari  në konferencat e zhvilluara nga secili fakultet në kuadër të këtij kongresi:

 7th International Scientific Conference of the Faculty of Philology – ISCFP

Olger Brame – Roli i kontekstit shpjegues në evidentimin e emrave asnjanës në “Fialuer i Rii i Shcypes”

Albina Pajo – Fjalia sipas qëllimit të thënies dhe ndikimi i saj në ligjërimin e nxënësve të arsimit fillor

Neli Naço – natyrë dhe kulturë në rrëfimet e Mitrush Kutelit

7th International Conference of the Faculty of Philosophy – ISCFPH

Alba Kreka“Leaving Albania” – Higher education major challenges

Romeo Terolli – The relationship between motivation and praise of public administration employees in the republic of Albania

3rd International Scientific Conference of the Faculty of Pedagogy-ISCFP

Arjan KamburiCo-teaching within the inclusive classroom: case study in Korça county schools

Rriollza Agolli – Appropriate developmental practices for improving reading- writing skills in preschool

Brixhilda Lilka – Effects of Covid-19 on the language development of children attending pre-school education in the city of Korça

8 th International Scientific Conference of the Faculty of Economics -ISCFE

Lindita KiriNew trends and social-economic consequences of potential migration from Albania

Previous Post
STUDENTË E PEDAGOGË TË DEPARTAMENTIT TË GJUHËVE TË HUAJA MORËN PJESË NË NJË LEKSION TË HAPUR NGA PROF. AS. DR. LIGIA TOMOIAGĂ, PROFESORE E GJUHËS ANGLEZE PRANË QENDRËS UNIVERSITARE VERI BAIA MARE TË UNIVERSITETIT TEKNIK TË KLUZHIT
Next Post
STUDENTËT E DEPARTAMENTIT TË INFERMIERISË E KANË KTHYER TASHMË NË TRADITË DHURIMIN VULLNETAR TË GJAKUT