Në datën 29 mars 2022, Universiteti “Fan S. Noli” mori pjesë në workshop-in me temë “Bashkëpunimi rajonal në arsimin e lartë”, i zhvilluar në Sofje në kuadër të projektit QUADIC. Pjesë e këtij workshop-i ishin universitetet publike dhe jopublike të Kosovës dhe Shqipërisë, Universiteti Teknik i Sofjes, Universiteti Cote D’Azur, Universiteti i Lubjanës, Universiteti i Perugias etj. Gjatë tre ditëve të këtij workshop-i u prezantua drafti i një Memorandumi Mirëkuptimi në lidhje me ngritjen e një rrjeti bashkëpunimi rajonal, më pas u bënë vizita në ambientet e universitetit dhe u diskutua një platformë e përbashkët software.
Përfaqësuesi i Universitetit tonë, z. Edmond Gaçe theksoi se në kuadër të këtij projekti ofrohen mundësi për shkëmbim të përvojave dhe rritje të bashkëpunimit ndëruniversitar në rajon.

