Qershor 2025-Edhe 9 programe të tjera studimi akreditohen zyrtarisht, duke marrë vlerësime pozitive dhe të larta, arritje që u japin studentëve dhe prindërve të tyre sigurinë se kanë zgjedhur ose po zgjedhin një institucion të certifikuar, me standarde të larta kombëtare dhe ndërkombëtare.
Vlerësimet e vazhdueshme pozitive dhe të larta në proceset e akreditimit institucional dhe të programeve të studimit konfirmojnë cilësinë e mësimdhënies, kurrikulave të përditësuara, stafit akademik të kualifikuar e të përkushtuar dhe infrastrukturës bashkëkohore që ofron Universiteti “Fan S. Noli”.
Universiteti ynë ndërton ura të forta midis arsimit dhe punësimit. Programet tona të studimit sigurisht që u përshtaten dëshirave, pasionit dhe interesave të të rinjve, por njëkohësisht janë ndërtuar mbi analiza konkrete të kërkesave të tregut të punës në Shqipëri dhe më gjerë.
Në UNIKO, studentët përgatiten jo vetëm për diplomë, por për jetë profesionale të qëndrueshme, konkurruese dhe me perspektivë për të ardhmen e tyre si profesionistë.
Kjo arritje është dëshmi e vizionit afatgjatë të Universiteti tonë, që vendos STUDENTIN në qendër të çdo nisme, që investon vazhdimisht në cilësi dhe që punon për arsim cilësor dhe të dobishëm.
Tashmë, kur jemi në një moment kaq të rëndësishëm për të ardhmen e të rinjve, kur zgjedhja e Universitetit përbën një hap kyç drejt realizimit të ëndrrave profesionale, Universiteti “Fan S. Noli” është dhe mbetet zgjedhja e duhur.
Disa nga programet e studimit akredituar së fundi:
Programi i përbashkët i studimit Master Profesional në “Menaxhim i Qëndrueshëm në Agroturizëm”, i Akredituar me kohëzgjatjen prej 4 vite; programi i studimit Master Profesional në “Drejtim Agrobiznesi”, i Akredituar me kohëzgjatjen prej 5 vite; programi i studimit Master Profesional në “Menaxhim i Turizmit, Atraksioneve dhe Eventeve”, i akredituar me kohëzgjatjen prej 4 vite; programi i studimit Bachelor në “Menaxhim në Turizëm dhe Mikpritje”, i akredituar me kohëzgjatjen prej 4 vite; programi i studimit Master i Shkencave në “Kulturë, Media dhe Editim”, i akredituar me kohëzgjatjen prej 5 vite; programi i studimit 2-vjeçar me karakter profesional në “Teknika të Prodhimit të Farave dhe Fidanëve” i akredituar me kohëzgjatjen prej 5 vite etj.