UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” BASHKORGANIZATOR NË PROMOVIMIN E LIBRIT “NJË HISTORI E PËRMBLEDHUR E GREQISË”, PËRKTHYER NGA AKADEMIKU BRITANIK RICHARD CLOGG

Në datën 17 dhjetor 2024 u promovua libri “Një histori e përmbledhur e Greqisë”, përkthyer nga akademiku britanik Richard Clogg.

Në mjediset e Bibliotekës “Thimi Mitko” ishin të pranishëm edhe drejtues e staf akademik i UNIKO, autoritete lokale, studentë e të ftuar të tjerë.

Takimin e hapi prof. as. dr. Jonela Spaho dekane e Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë,  e cila paraqiti një përmbledhje të jetës dhe karrierës së autorit Richard Clogg, si dhe vuri në dukje kontributin e tij në fushën e studimeve historike.

Presidenti i AIIS, dr. Albert Rakipi u ndal më pas në disa aspekte të rëndësishme të marrëdhënieve shqiptaro-greke,  duke vënë në dukje kontributin që ofron ky libër në njohjen e historisë së Greqisë nga diplomatët, studentët dhe lexuesit shqiptarë.

Edhe Ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, znj. Konstantina Kamitsi e pranishme në këtë promovim vlerësoi përkthimin e sjellë nga autorit Clogg dhe të realizuar nga AIIS dhe  vuri në dukje lidhjet e forta që ekzistojnë mes dy vendeve dhe popujve tanë, duke shprehur mbështetjen e Greqisë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Më pas, pedagogu i UNIKO, phd. Jordan Jorgji bëri një analizë të detajuar të  kapitujve të librit, të cilat përbëjnë edhe etapat kryesore të historisë së Greqisë gjatë periudhës 1770 e deri në çështjet aktuale të ditëve të sotme.

Takimi erdhi si një bashkorganizim i Albanian Institute for International Studies (AIIS), Ambasadës së Greqisë në Shqipëri, Universitetit “Fan S. Noli” dhe Bibliotekës “Thimi Mitko” të qytetit të Korçës.

 

Previous Post
ZGJERIMI, FORCIMI DHE BASHKËPUNIMI I UNIKO ME UNIVERSITETE GREKE ISHIN FOKUSI I TAKIMIT QË U ZHVILLUA GJATË NJË VIZITE TË AMBASADORES SË GREQISË NË SHQIPËRI, ZNJ. KONSTANTINA KAMITSI NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI”
Next Post
“EDHE GJATË VITI AKADEMIK 2023-2024 FAKULTETI I BUJQËSISË NË TË GJITHË VEPRIMTARINË E TIJ MËSIMORE KA SYNUAR QË NËPËRMJET PROGRAMEVE TË STUDIMIT QË OFRON, TË KONTRIBUOJË NË RRITJEN E STANDARDEVE AKADEMIKE E SHKENCORE, SI DHE NË PËRGATITJEN E SPECIALISTËVE TË AFTË NË TË GJITHA FUSHAT, SIPAS PROGRAMEVE TË STUDIMIT”-KËTO DHE TË TJERA U PREZANTUAN GJATË ANALIZËS VJETORE TË ZHVILLUAR NË KËTË FAKULTET

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right