UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” BASHKORGANIZATOR I KONFERENCËS SË 17-TË TË “AIS-ALBSA” DHE KONFERENCËS SË 2-TË VJETORE TË “SCHOLAR LEADERSHIP (CSL-AADF) ME TEMË: “THE ROLE OF THE TECHNOLOGY IN THE SHAPING OF SOCIETY”

Në datat 11-12 nëntor 2022 Universiteti “Fan S. Noli” mori pjesë si bashkorganizator në Konferencën Ndërkombëtare Ndërdisiplinore “The role of technology in the shaping of society” (Roli i teknologjisë në modelimin e shoqërisë), organizuar në Universitetin “Kadri Zeka “, Gjilan.

Punimet e kësaj konference i përshëndeti fillimisht rektori, prof. dr. Bajram Kosumi, i cili vlerësoi pjesëmarrjen me punime të 264 autorëve e bashkautorëve, si dhe të kontribuesve të tjerë shkencorë dhe të profesionistëve nga 22 vende të ndryshme të rajonit dhe të botës.

Në emër të rektorit të Universitetit “Fan S. Noli” përshëndeti konferencën prof. dr. Irena Nikaj, e cila tha: “Si përfaqësuese e Universitetit “Fan S. Noli”, mikpritës i Konferencës së 16-të në qytetin e Mësonjëtores vitin e kaluar, vlerësoj se tema qëndrore e Konferencës mbart ndjeshmërinë dhe domosdoshmërinë e qasjes më të organizuar ndaj teknologjisë dhe përkujdesjes për implikimet sociale që teknologjia ka sjellë dhe do të sjellë në modelet e organizimit të shoqërisë.” Ajo gjithashtu e vuri theksin në rëndësinë e veçantë që Universiteti “Fan S. Noli” i ka dhënë bashkëpunimit me universitete dhe institucione të tjera, brenda dhe jashtë vendit, në rajon dhe më gjerë, për të rritur cilësinë e diplomave që ofron, si dhe pjesëmarrjen në sa më shumë projekte shkencore dhe profesionale.

Konferenca i zhvilloi punimet në 15 sesione paralele (online dhe me prani fizike), ku morën pjesë me kumtesat e tyre pedagogë nga departamenti i Shkencave Sociale, nga departamenti i Gjuhëve të Huaja etj. Referuesit sollën rezultate interesante nga hulumtues të njohur të fushës së shkencave humane, sociale, edukimit dhe teknologjisë.

Previous Post
“KONTABILITETI, TRADITA DHE E ARDHMJA” ISHTE TEMA E TRYEZËS SË RRUMBULLAKËT TË ORGANIZUAR NGA DEPARTAMENTI FINANCË-KONTABILITET NË KUADËR TË DITËS NDËRKOMBËTARE TË KONTABILISTËVE
Next Post
UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” MORI PJESË NË FIRST INTERNATIONAL STAFF WEEK ME TEMË “HIGHER EDUCATION-MODERN PERSPECTIVES- AND HORIZONS” QË U ORGANIZUA NË SOUTH-WEST UNIVERSITY “NEOFIT RILSKI”, BLAGOEVGRAD, BULLGARI

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right