UNIKO ZHVILLOI TRYEZËN E RRUMBULLAKËT ME TEMË “GJENDJA E NDËRKOMBËTARIZIMIT DHE MENAXHIMIT TË PROJEKTEVE NË SHQIPËRI DHE KOSOVË” NË KUADËR TË PROJEKTIT QUADIC

Në datat 27-29 shtator 2020, UNIKO zhvilloi tryezën e rrumbullakët me temë: “Gjendja e ndërkombëtarizimit dhe menaxhimit të projekteve në Shqipëri dhe Kosovë” në kuadër të projektit QUADIC (Rritja e cilësisë dhe bashkëpunimi ndërkombëtar në menaxhimin e projekteve). Në këtë tryezë, ku morën pjesë autoritete drejtuese të 14 universiteteve pjesëmarrëse nga Shqipëria dhe Kosova, fjalën e hapjes e mbajti koordinatori i projektit, prof. as. dr. Dukagjin Leka. Pjesëmarrësit i përshëndetën rektorët e universiteteve partnere të ftuar në takim, si dhe zëvendësrektorja për kërkimin dhe shkencën në UNIKO, dr. Benita Stavre, e cila theksoi se ky projekt vjen si një mekanizëm i dobishëm bashkëpunimi në një kohë kur diskutimi rreth arsimit të lartë në Shqipëri po fokusohet gjithnjë e më shumë në atë që e bën universitetin një institucion të hapur ndaj standardit dhe ndaj pritshmërive ndërkombëtare. Më pas tryeza vijoi punimet me prezantimin e Universitetit të Gjilanit, ku prof. as. dr. Dukagjin Leka bëri një përshkrim të ndërkombëtarizimit dhe zhvillimit të projekteve, si dhe të rëndësisë së tyre në veprimtarinë universitare.
Koordinatorja lokale e projektit në UNIKO, dr. Erinda Papa pasqyroi gjendjen e ndërkombëtarizimit dhe menaxhimit të projekteve në Shqipëri. Ajo nxorri në pah disa nga problemet dhe pengesat që hasen në institucionet e arsimit të lartë në vendin tonë në lidhje me zhvillimin e proceseve të ndërkombëtarizimit dhe të menaxhimit të projekteve. Tryeza e rrumbullakët u ndoq online edhe nga përfaqësues të universiteteve të tjera partnere si; Franca, Italia, Sllovenia e Bullgaria. Pyetjet dhe diskutimet gjatë dy ditëve të takimit u fokusuan rreth temës bosht të tryezës, ndërsa pjesëmarrësit dhanë ide dhe mendime rreth trajnimeve që do të zhvillohen në takimet e ardhshme të projektit.

Previous Post
UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” NDEROI ME “MEDALJE TË ARTË”, PROF. DR. ALI JASHARIN, PËR PËRKUSHTIMIN, PROFESIONALIZMIN DHE DINJITETIN ME TË CILIN EDUKOI BREZA TË TËRË NË 25 VITE VEPRIMTARIE TË PALODHUR AKADEMIKE, GJATË NJË CEREMONIE TË VEÇANTË, KU ISHIN TË PRANISHËM STAFI AKADEMIK, NDIHMËSAKADEMIK E ADMINISTRATIV, KOLEGË,  STUDENTË, MIQ E TË FTUAR TË TJERË
Next Post
NË KUADËR TË DITËVE ERASMUS+ U ZHVILLUA NË DEPARTAMENTIN E GJUHËVE TË HUAJA NJË TAKIM NË TË CILIN U PREZANTUA PROJEKTI VALEU-X, KU BËN PJESË EDHE UNIKO

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right