U ZHVILLUA NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI CEREMONIA TRADICIONALE E FILLIMIT TË VITIT TË RI AKADEMIK 2024-2025

Në datën 7 tetor 2024 u zhvillua ceremonia tradicionale e fillimit të vitit të ri akademik 2024-2025 në Universitetin “Fan S. Noli”.


Pas nderimit të himnit tonë kombëtar, të pranishmit i përshëndeti rektori i UNIKO, prof. dr. Lorenc Ekonomi. Në fjalën e tij ai, ndër të tjera, theksoi: “Kjo ditë shënon fillimin e një rrugëtimi përgjatë të cilit do të punojmë bashkarisht për të përballuar sfidat dhe për të arritur sukses. Aktualisht dinamikat e ndryshimeve të përgjithshme, atyre në sektorin e arsimit, e veçanërsiht në arsimin e lartë, janë eksponenciale dhe ne nuk na mbetet tjetër veçse të ndërtojmë punën tonë në sinkron me to, duke synuar, në terma afatgjatë ta kthejmë universitetin në një qendër rajonale të ekselencës dhe të kërkimit shkencor. Të gjithë së bashku do të punojmë në drejtim të përmirësimit të ofertës akademike, rritjes së cilësisë së kërkimit shkencor, rritjes së angazhimit për aktivitete kërkimore dhe inovative në përputhje me objektivat e zhvillimit të Arsimit të Lartë në Shqipëri dhe jo vetëm”.


Suksese dhe urime përcollën në këtë fillimviti akademik për stafin dhe studentët edhe prefekti i Qarkut Korçë z. Nertil Jole, si dhe deputetet e Qarkut Korçë, znj. Enslemvera Zake dhe znj. Sorina Koti, të cilët theksuan mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm me Universitetin “Fan S. Noli”, institucioni më i rëndësishëm i Arsimit të Lartë në juglindje të vendit.


Një përshëndetje e veçantë erdhi në këtë ditë edhe nga miku e bashkëpuntori i hershëm i Universitetit tonë, albanologu i shquar rumun, profesor Nicolae Saramandu, “Doctor Honoris Causa” i Univeristetit “Fan S. Noli”. Ai përgëzoi Univeristetin për arritjet e deritanishme, ndërsa përcolli urimet më të mira për stafin dhe studentët në këtë vit të ri akademik.


Pas ceremonisë studentët u drejtuan në fakultete, ku u njohën me stafin akademik dhe u orientuan në auditorët ku do të zhvillojnë procesin mësimor.


I veçantë është ky fillim viti për studentët e Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë, të cilët do të zhvillojnë mësim në ndërtesën e saporikonstruktuar, në mjedise moderne e bashkëkohore për zhvillimin e procesit mësimor.

Previous Post
“TA RUAJMË E TA FORCOJMË EDHE MË TEJ TRADITËN E MIRË TË BASHKËPUNIMIT MIDIS DY VENDEVE TONA” ISHTE MESAZHI QË U PËRCOLL GJATË NJË TAKIMI QË DREJTUES TË UNIKO ZHVILLUAN ME ALBANOLOGUN E NJOHUR RUMUN, PROFESOR NICOLAE SARAMANDU “DOCTOR HONORIS CAUSA” I UNIKO
Next Post
DISA NGA GJETJET E PROJEKTIT “VLERA E PRAKTIKËS SI ELEMENT I RËNDËSISHËM QË LIDH STUDENTËT ME TREGUN E PUNËS” U PREZANTUAN SOT NË NJË TAKIM TË ORGANIZUAR NË DEKANATIN E FAKULTETIT TË EKONOMISË

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right