Në datën 20 qershor 2025 në Universitetit “Fan S. Noli” zhvilloi punimet Konferenca “Becoming a Greek-Albanian” e organizuar nga Universiteti Panteion, Greqi dhe Universiteti “Fan S. Noli”, në kuadër të projektit kërkimor të financuar nga Fondacioni Hellenic për Kërkim dhe Inovacion – EL. IDEK.
Në mjediset e Bibliotekës “Kongresi i Manastirit”, Fakulteti i Edukimit dhe i Filologjisë, në panelin I u referua tema: “Të bëhesh një greko-shqiptar: Bashkësi jo antagoniste në perspektiva përfshirëse: Gjetjet e kërkimit”, nga Ilirida Musaraj, kandidate doktorature në Universitetin Kombëtar dhe Kapodistrian të Athinës, anëtare e ekipit të projektit dhe Georgia Spyropoulou, kandidate doktore në Universitetin Panteion, anëtare e ekipit të projektit. Komentues të këtij paneli ishin Apostolos Kapsalis, Profesor i Asociuar në Universitetin Panteion, Kriton Kuci, Pedagog, Universiteti Mesdhetar Tiranë, nën moderimin e phd. Jordan JORGJI, Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë dhe Dimitris Kristopulos, Profesor i Universitetit Panteion – Udhëheqës Akademik i projektit.
Në panelin II me temë: “Kontekstualizimi i ndryshimeve të identitetit në perspektivën historike” referues ishin Elias G. Skoulidas, Profesor i Asociuar i Universitetit të Janinës me temën: “Krijimi i identiteteve të reja: zbërthimi i miteve kombëtare në të dy anët e kufijtë greko-shqiptar në epokën e pas Luftës së Ftohtë” dhe “Marrëdhëniet greko-shqiptare: Nga shekulli i vështirë i 20-të në të panjohurën e shekullit të 21” nga phd.Jordan Jorgji, Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë
Punimet e konferencës vijuan me shfaqjen e dokumentarit të shkurtër “Albgreko”, në Teatrin “Andon Zako Çajupi”.
Takimet u mbyllën me një tryezë të rrumbullakët, ku u zhvillua një diskutim i gjerë.
Të pranishëm ishin Ilir Tsouko, regjisor, Stefania Kosta, politologe, Universiteti Panteion – Athinë dhe protagoniste në materialin e shfaqur; Jordan Jorgji, lektor, departamenti i Shkencave Sociale, Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë; prof. as. dr. Jonela Spaho, Dekane e Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë, Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë nën moderimin e znj. Elsa Ballauri, Drejtore e Grupit Shqiptar të të Drejtave të Njeriut