U PREZANTUA NË DEPARTAMENTIN E GJUHËS DHE LETËRSISË PROJEKTI INSTITUCIONAL ME TITULL “THEMELUESIT E KOMEDISË SHQIPE NËN DRITËN E KËRKIMIT SHKENCOR, BOTIMIT DHE ARTIT SKENIK”

21 mars 2025- “Themeluesit e Komedisë Shqipe nën dritën e kërkimit shkencor, botimit dhe artit skenik” është projekti i prezantuar në departamentin e Gjuhës dhe Letërsisë dhe i zbatuar nga pedagogët e letërsisë pranë këtij Departamenti.

Ky projekt ka për qëllim hulumtimin dhe promovimin e trashëgimisë dramatike të autorëve korçarë, si: Kristo Floqi, Mihal Grameno, Foqion Postoli, Dhori Koti dhe Ilo Mitkë Qafzezi, përmes përgatitjes së një botimi antologjik të pajisur me aparat kritik, organizimit të një konference shkencore mbarëkombëtare dhe vënies në skenë të një shfaqjeje teatrore me angazhimin e studentëve të Universitetit “Fan S. Noli”.

Prof. as. dr. Eris Rusi dhe prof. as. dr. Jonela Spaho koordinatorë të projektit, theksuan rëndësinë e integrimit të kërkimit shkencor me praktikën botuese dhe atë skenike, duke krijuar një model bashkëpunimi ndërdisiplinor për studentët dhe pedagogët e Universitetit “Fan S. Noli”.

Risia e projekti është botimi kritik i një antologjie me komedi të autorëve themelues të komedisë shqipe, shoqëruar me analiza interpretuese dhe kritike të veprave të përzgjedhura për botim.

Kjo nismë ka një vlerë të veçantë, pasi pasuron bibliotekën universitare dhe krijon një burim të ri studimor për pedagogët, studentët dhe studiuesit e letërsisë shqiptare.

Previous Post
PROJEKTI INSTITUCIONAL “STUDIMI I PERCEPTIMIT TË GRUPEVE TË NDRYSHME TË INTERESIT MBI MBROJTJEN CIVILE NDAJ FATKEQËSIVE NATYRORE DHE NEVOJA PËR ÇELJEN E NJË PROGRAMI MASTER PRANË UNIKO” U PREZANTUA NË DEPARTAMENTIN E HISTORI-GJEOGRAFISË
Next Post
UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” PROMOVOI OFERTËN AKADEMIKE NË PANAIRIN “WORK & STUDY” 2025, NË KORÇË DHE POGRADEC