U NËNSHKRUA NË UNIKO MEMORANDUMI I MIRËKUPTIMIT PËR BASHKËPUNIM AKADEMIK NË FUSHËN E EDUKIMIT TË LARTË DHE KËRKIMIT SHKENCOR MIDIS UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”, KORÇË DHE UNIVERSITY OF NEW YORK TIRANA (UNYT)

Në datën 2 mars 2021, u nënshkrua në UNIKO memorandumi i mirëkuptimit për bashkëpunim akademik në fushën e edukimit të lartë dhe kërkimit shkencor midis rektorit të Universitetit “Fan S. Noli”, prof. dr. Dhimitri Bello dhe rektorit të University of New York Tirana (UNYT), prof. dr. Ismail Kocayusufoglu.

Gjatë takimi të zhvillur në sallën e Senatit Akademik, ku morrën pjesë autoritetet më të larta drejtuese të të dy institucioneve, rektori i UNIKO, prof. dr. Dhimitri Bello shprehu kënaqësinë për këtë bashkëpunim, duke vlerësuar kontributin e të dy institucioneve në Arsimin e Lartë në Shqipëri. Ai tha se shkëmbimi i përvojave mes dy universiteteve do të jetë në dobi të zhvillimit institucional dhe ndërinstitucional. Më pas dekanët e pranishëm bënë një prezantim të veprimtarisë dhe programeve të studimit të ofruara nga fakultetet që ata drejtojnë, duke vënë theksin në përmirësimin e vazhdueshëm  të kurrikulave në mënyrë që studentët tanë ta gjejnë veten sa më pranë tregut të punës.

Në fjalën e tij, rektori i UNYT, prof. dr. Ismail Kocayusufoglu, shprehu falënderimet e sinqerta për pritjen, si dhe i uroi Universitetit të Korçës 50-vjetorin e krijimit ë tij. Gjithashtu, ai i njohu të pranishmit me UNYT, si universiteti i parë privat i hapur në vendin tonë, stafin akademik fakultetet dhe programet e studimit që ai ofron.

Në kuadër të marrëveshjes, palët ranë dakord për hartimin e një plani veprimi për bashkëpunim midis UNIKO dhe UNYT përmes veprimtarive specifike me interes të përbashkët për të përmirësuar bashkëpunimin akademik, shkencor dhe kulturor, si dhe për shkëmbimin e stafit akademik, studiuesve dhe studentëve, për punë kërkimore e akademike dhe projekte të përbashkëta midis dy institucioneve.

Previous Post
THIRRJE PËR PJESËMARRJE NË KONFERENCËN SHKENCORE NDËRKOMBËTARE “PERSPEKTIVA E INTERGRIMIT TË BALLKANIT PERËNDIMOR NË BE”, PRISHTINË 23-24.04.2021
Next Post
PROF. AS. DR. SONELA STILLO EMËROHET DEKANE E FAKULTETIT TË SHKENCAVE NATYRORE DHE SHKENCAVE HUMANE, UNIKO

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right