Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

THIRRJE PËR APLIKIM PËR MOBILITET STUDIMESH NË UNIVERSITÀ DEL PIEMONTE ORIENTALE, ITALI

Shpallet thirrja për aplikime për mobilitete për studime në Università del Piemonte Orientale, Itali.

Periudha e mobilitetit parashikohet gjatë semestrit të parë të vitit akademik 2024-2025.

Dokumentet që kërkohen për të aplikuar janë të listuara më poshtë:

  1. CV (në gjuhën angleze)
  2. Kopje e Pasaportës
  3. Marrëveshja për Studime (në anglisht)
  4. Listë notash (në anglisht)
  5. Vërtetim studenti 
  6. Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze (Niveli B1)

Fushat në të cilat parashikohet të kryhet mobiliteti:

  • Biznes dhe Administrim
  • Shkenca Humane dhe Shkenca Natyrore
  • Gjuhësi

Aplikimi do të kryhet pranë Zyrës së Projekteve dhe Kërkimit Shkencor, Kati II, Godina Rektorat.

Për më tepër informacione, lutemi, të drejtoheni pranë kësaj zyre ose të kontaktoni nëpërmjet email-it: easabella@unkorce.edu.al

Gjithashtu, ju mund te vizitoni edhe linkun:  https://www.uniupo.it/it

Afati i aplikimit: 31 qershor 2024

Leave a Reply