Në datën 31 tetor 2022, departamenti “Marketing dhe Turizëm” organizoi seminain më temë: “Tendencat në Marketingun e Restorantit. Zhvillimi i një Menu-je Efektive Restoranti”, ku ishte e ftuar profesore Kateryna Fedisova eksperte në konsulencën e biznesit të restoranteve. Pedagogë dhe studentë të FE, si dhe përfaqësues të bizneseve që operojnë në rajonin e Korçës në fushën e turizmit patën mundësinë të njihen me tendencat më të reja në marketingun e restoranteve, ku padyshim një rol të rëndësishëm luan edhe menu-ja që ato zhvillojnë.
Punime të mbara këtij seminari i uroi dekania e FE, prof. as. dr. Ledina Alolli, ku ndër të tjera theksoi rëndësinë që ai ka veçanërisht në këtë periudhë, kur rajoni ynë është në qendër të vëmendjes së turistëve vendas dhe të huaj.
Seminari do t`i vijojë punimet në ditën e dytë të tij, duke trajtuar një tjetër temë mjaft interesante, që ka të bëjë me tendencat në dizenjimin e ushqimit dhe influencën e dizenjimit dhe prezantimit të gatimeve te konsumatori, sërisht nën prezantimin e prof. Kateryna Fedisova.
Këto seminare mundësohen nga fondacioni “La foundation pour la formation hoteliere”, nën drejtimin e Profesoresha Kateryna Fedisova eksperte në konsulencën e biznesit të restoranteve ka një përvojë për më shumë se 10 vjet -per organizimin, zhvillimin dhe promovimin e restoranteve. Është pedagoge në kurse të ndryshme në fushën e Biznesit Restorant – TIK në Biznesin Hoteleri dhe Restorant, Artet e Kulinari dhe Teknologjia e Produkteve Katering.