STUDENTËT E UNIKO NË DITËN BOTËRORE TË BIODIVERSITETIT-VEPRIMTARI NDËRGJEGJËSUESE PËR RËNDËSINË QË KA BIODIVERSITETI NË FUNKSIONIMIN E EKOSISTEMEVE

Në datën 22 maj 2025 departamenti i Biologji-Kimisë në bashkëpunim me KRWM-Administrim i Mbetjeve të Qarkut Korçë, në kuadër të Ditës Botërore të Biodiversitetit organizuan një veprimtari me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të studentëve dhe të komunitetit për rolin thelbësor që luan biodiversiteti në funksionimin e ekosistemeve dhe domosdoshmëria e ruajtjes së tij, me fokus të veçantë tek insektet dhe zogjtë.

Studentët ndërtuan objekte mbështetëse për insektet dhe zogjtë, të njohura ndryshe si “hotele për insekte” dhe “shtëpiza për zogjtë” të cilat i vendosën në zonën e gjelbër të Universitetit.

Rëndësia e objekteve të ndërtuara:

Për insektet:

  • Shumë insekte janë polenizues (si bletët), të domosdoshëm për riprodhimin e bimëve.
  • Ndihmojnë në kontrollin biologjik të dëmtuesve, duke ruajtur ekuilibrin ekologjik.
  • Janë bazë ushqimore për shumë zogj dhe kafshë të tjera.

Për zogjtë:

  • Janë tregues natyrorë të shëndetit të ekosistemit.
  • Luajnë rol në kontrollin e popullsisë së insekteve.
  • Ndihmojnë në shpërndarjen e farave, duke kontribuar në rigjenerimin e pyjeve dhe habitateve natyrore.

Kjo veprimtari përcolli mesazhin se çdo veprim i vogël ka ndikim të madh. Ruajtja e biodiversitetit nuk është thjesht detyrë e institucioneve, por përgjegjësi e përbashkët e të gjithëve. Me angazhimin aktiv të studentëve, të rinjve dhe të gjithë qytetarëve mund të ndërtojmë një të ardhme më të qëndrueshme dhe në harmoni me natyrën.

Previous Post
UNIVERSITETI “FAN S. NOLI”, SHPALLET FITUES I 5 PROJEKTEVE NË KUADËR TË BASHKËPUNIMIT ME DIASPORËN SHQIPTARE
Next Post
“DITË SPORTIVE ME STUDENTËT”-VEPRIMTARI SPORTIVE E ZHVILLUAR NGA KËSHILLI STUDENTOR, UNIKO

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right