Qytetet hungareze të Debrecen-it dhe Miskolc-it po mikpresin Edicionin VII të Lojërave Universitare Evropiane.
Kjo ngjarje e madhe sportive universitare e organizuar këtë vit në Hungari startoi me ceremoninë madhështore të hapjes më 12 korrik.
Pjesëmarrës janë rreth 5000 atletë që garojnë në 17 sporte të ndryshme.
Momente entuziazmi nga ceremonia e hapjes, ku merr pjesë edhe delegacioni i sportistëve shqiptarë, mes të cilëve edhe studentët e ekipit të futbollit të Universitetit “Fan S. Noli”, si dhe përballjet e para.