Ilvia Goçi, Roxhels Matraku dhe Xhensila Zacellari ishin studentët që përfaqësun Univeristetin “Fan S. Noli” në Edicionin V të Laboratorit të Debatit Universitar që u zhvillua në datë 7 maj 2024 në Tiranë.
Ashtu si edhe në fazat e tjera të debatit Universitar studentët tanë treguan nivel të lartë përgatitjeje, duke bërë sërisht një praqitjeje dinjitoze edhe në këtë fazë finale të debatit.
Kështu SCiDEV organizon për të pestin vit Laboratorin e Debatit Universitar. Në këtë edicion 9 universitete publike e private nga 4 qytete të Shqipërisë debatuan për tema të lidhura me politikat e arsimit të lartë, digjitalizimin, integrimin evropian dhe zhvillime me rëndësi në aktualitetin politik të vendit.