STUDENTË TË FAKULTETIT TË EKONOMISË MORËN PJESË NË KONFERENCËS STUDENTORE ME TEMË: “IMPLIKIMET MENAXHERIALE NË MODELET E REJA TË TË BËRIT BIZNES”

Në datën 17 mars 2022, studentë të Fakultetit të Ekonomisë u bënë pjesë e konferencës studentore me temë: “Implikimet menaxheriale në modelet e reja të të bërit biznes” organizuar nga Albanian University (UFO) në bashkëpunim me Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë. Studentët pjesëmarrës trajtuan tema aktuale me interes nga fusha e ekonomisë dhe biznesit. Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti “Fan S. Noli” u përfaqësua denjësisht në këtë konferencë me këto referime, si: “Eukimi financiar dhe përfshirja financiare” nga studentja Adelajda Hoxhalli;  “Dropshipping” nga studentët Xhenilda Xhuti & Ledio Terolli; “Menaxhimi i risqeve të Covid-19. Rast studimi: Tirana Retina Institute” nga studentja Katerina Rota.

Ju urojmë suksese studentëve tanë në hapat e tyre të parë në rrugën e kërkimit shkencor!

Previous Post
STUDENTË TË DEPARTAMENTIT TË GJUHËS ANGLEZE, FAKULTETI I EDUKIMT DHE FILOLOGJISË U BËNË PJESË E TRAJNIMIT TË ORGANIZUAR NË KUADËR TË “DEBATIT EKONOMIK”    
Next Post
KONSULLATA E PËRGJITHSHME E GREQISË NË KORÇË I DHUROI UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” NJË SERI LIBRASH ME PËRMBAJTJE HISTORIKE ME TEMË FILHELENIZMIN GJATË PERIUDHËS SË REVOLUCIONIT GREK TË VITIT 1821