Në datën 17 mars 2022, për studentët e programit të studimit Gjuhë Angleze pjesë e Klubit të Debatit, u zhvillua një trajnim nga Junior Achievement of Albania (JAA) në mjediset e Hotel “Grand”, Korçë me trajnuese, znj. Etleva Bisha,menaxhere e edukimit pranë JAA dhe znj. Kristela Pashollari, koordinatore e Programit të Debatit. Përfaqësuesja e Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë, pedagogia Edlira Xega tha se ky trajnim zhvillohet në kuader të 3E- “English – Entrepreneurship – Employability”, një projekt i zbatuar nga Junior Achievement of Albania në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane në Tiranë, Fondin Amerikano-Shqiptar për Zhvillim dhe Universitetin “Fan S. Noli”, Korçë, në kuadër të programit “Debati Ekonomik”. Studentët u trajnuan për formatin dhe rregullat e debatit, si dhe për përgjegjësitë e çdo debatuesi brenda skuadrës. Përmes këtij programi synohet edukimi i të rinjve shqiptarë me aftesitë e të menduarit kritik, me aftësi debatuese, aftësi në prezantimin e argumenteve dhe zgjidhjen e problemeve dhe kjo me synimin që studentët të pajisen me aftësitë e nevojshme për tregun e punës, duke u rritur edhe profesionalisht.
STUDENTË TË DEPARTAMENTIT TË GJUHËS ANGLEZE, FAKULTETI I EDUKIMT DHE FILOLOGJISË U BËNË PJESË E TRAJNIMIT TË ORGANIZUAR NË KUADËR TË “DEBATIT EKONOMIK”
Previous Post
NXËNËS E MATURANTË TË SHKOLLAVE TË MESME TË QYTETIT ISHIN NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI”, KU U BËNË PJESË E NJË TAKIMI PREZANTUES TË ORGANIZUAR NGA DEPARTAMENTI I GJUHEVE TË HUAJA
Next Post
STUDENTË TË FAKULTETIT TË EKONOMISË MORËN PJESË NË KONFERENCËS STUDENTORE ME TEMË: “IMPLIKIMET MENAXHERIALE NË MODELET E REJA TË TË BËRIT BIZNES”