“STIGMATIZIMI SI DUKURI PSIKOLOGJIKE DHE NDIKIMI I TIJ NË SHOQËRI”- LEKSIONI I HAPUR I MBAJTUR NË UNIKO NGA PROF. AS. DR. DENIS CELCIMA, UNIVERSITETI PËR BIZNES DHE TEKNOLOGJI, PRISHTINË, KOSOVË

Në datën 12 dhjetor në mjediset e bibliotekës “Kongresi i Manastirit”, FEF u zhvillua një leksion i hapur me temë: “Stigmatizimi si dukuri psikologjike dhe ndikimi i tij në shoqëri”, e ftuar prof. as. dr. Denis Celcima, Universiteti për Biznes dhe Teknologji, Prishtinë, Kosovë.

Ky leksion vjen në kuadër të veprimtarive të projektit “STI(G)MA – Studim Krahasues i Stigmatizimit në Diskursin Mediatik në Gjuhën Shqipe dhe Angleze nëpërmjet Teknologjisë së Informacionit dhe Digjitalizimit”, miratuar si projekt fitues i Programit Kombëtar të Kërkimit dhe Zhvillimit (PKKZH) për vitin 2024, me Koordinatore prof. as. dr. Eriola Qafzezi.

Të pranishëm ishin staf akademik dhe studentë, si dhe të ftuar të tjerë, UNIKO.

Previous Post
“NJË HAP PËRPARA, DY HAPA MBRAPA: TË ZBULOSH MARRËDHËNIET SHQIPTARO-GREKE SOT”- ISHTE TEMA E LEKSIONIT TË HAPUR QË PEDAGOGU I UNIKO, PHD. JORDAN JORGJI MBAJTI NË UNIVERSITETIN ARISTOTELI TË SELANIKUT
Next Post
BASHKËPUNIMI ME INSTITUTE KËRKIMORE DHE UNIVERSITETE PARTNERE NË GJERMANI ISHIN NË QENDËR TË TAKIMIT QË SEKRETARI I PARË I AMBASADËS GJERMANE NË TIRANË, DREJTUES I BASHKËPUNIMIT PËR ZHVILLIM, Z. IVEN SCHAD ZHVILLOI ME DREJTUES TË UNIKO DHE FB