“STI(G)MA: STUDIM KRAHASUES I STIGMATIZIMIT NË DISKURSIN MEDIATIK NË GJUHËN SHQIPE DHE ANGLEZE NËPËRMJET TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT DHE DIGJITALIZIMIT” ËSHTË TITULLI I PROJEKTIT KOMBËTAR TË PREZANTUAR NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI”

Në datën 21 tetor 2024 në mjediset e Rektoratit u prezantua projekti kombëtar “Sti(g)ma: Studim Krahasues i Stigmatizimit në Diskursin Mediatik në Gjuhën Shqipe dhe Angleze nëpërmjet Teknologjisë së Informacionit dhe Digjitalizimit”.

Sipas koordinatorës, prof. as. dr. Eriola  Qafzezi, përgjegjëse e departamentit të Gjuhëve të Huaja, ky është një projekt ndërdisiplinor, i cili mbështetet nga AKKSHI (Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit) dhe Universiteti “Fan S. Noli” dhe është miratuar si projekt fitues në Programin e Kërkimit dhe Zhvillimit për vitin 2024-2025.

Në prani të grupit të punës dhe palëve të interesuara solli me detaje disa nga pikat kryesore të projekti siç janë: qëllimi, objektvat, argumentimi shkencor etj.

Me theks, ajo u ndal në risitë e këtij projekti që lidhen me zbatimin e teknologjisë së informacionit dhe digjitalizimit në grumbullimin, trajtimin dhe analizimin e të dhënave, si dhe në ngritjen e korporave elektronike të krahasueshme në të dyja gjuhët. Gjithashtu, edhe në mirëqenien mendore dhe shoqërore, shmangien e stigmatizimit për grupe të caktuara, si dhe rrit ndërgjegjësimin në lidhje me qëndrimet shoqërore ndaj çështjeve të ndryshme.

Takimi vijoi me diskutime të ndryshme në lidhje me zbatimin e këtij projekti dhe veprimtarite që do të zhvillohen në këtë kuadër gjatë këtyre 2 viteve.

Previous Post
REKTORI PRITI NË NJË TAKIM STUDENTËT PJESËMARRËS NË MARATONËN E TIRANËS
Next Post
BASHKËPUNIMI NË KUADËR TË ZHVILLIMIT TË PRAKTIKAVE PROFESIONALE DHE PUNËSIMIT TË STUDENTËVE DHE ALUMNI-T TË UNIKO ISHTE FOKUSI I TAKIMIT MIDIS PËRFAQËSUESVE TË DY INSTITUCIONEVE

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right